A është haram nëse të zë gjumi xhunub?

Përgjigje: I lejohet xhunubit që të flejë pa u pastruar me ujë (gusl),pastaj të zgjohet për t’u pastruar para namazit të sabahut.
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu, nr. 110, prej Aishes, radijallahu anha, e cila tregon se : “I Dërguari, salallahu alejhi we selem flinte duke qenë xhunub dhe nuk prekte ujë me dorë.”Shejh Albani e vlerëson si hadith sahih (autentik) në”Sahihut-Tirmidhij”, nr.103.

?Në një transmetim tjetër shton: “Pastaj,zgjohej natën dhe merrte gusl.” Kurse, në një transmetim tjetër thotë:”E, kur zgjohej natën, nëse kishte nevojë t’i afrohej gruas së tij, e vizitonte (flinte me të) dhe pastaj merrte gusl.”Por, më e mirë / vlefshme për të është që të marr abdes para se të flejë. E, nëse merr gusl, atëherë kjo është edhe më e plotë. Aishja,radijallahu anha, është pyetur: Si vepronte i Dërguari i Allahut,salallahu alejhi we selem, kur ishte xhunub? A merrte gusl para se të flinte, apo flinte njëherë e pastaj (kur zgjohej) merrte gusl? Ajo u përgjigj: “Të dyja këto i vepronte. Nganjëherë merrte gusl pastaj flinte, e herë tjera merrte abdes pastaj flinte.” Transmeton Muslimi,nr. 465.

?Në një transmetim tjetër thotë se: “I Dërguari i Allahu,salallahu alejhi we selem, kur ishte xhunub dhe dëshironte të flinte,e pastronte organin gjenital, pastaj merrte abdes sikur (abdesi) për namaz.” Në një transmetim tjetër thotë se: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, kur ishte xhunub dhe dëshironte të hante dhe të pinte, merrte abdes sikur (abdesi) për namaz.”Umeri, radijallahu anhu, një ditë e pyeti të Dërguarin, salallahu alejhi we selem: A bën flejë ndonjëri prej nesh duke qenë xhunub? Ai u përgjigj: “Po, nëse merr abdes.” E transmetojnë Buhariu, nr. 280, dhe Muslimi, nr. 462.

✒️Në një transmetim tjetër tha: “Pastroje organin gjenital dhe merr abdes, pastaj fli.” Kurse, në një transmetim tjetër tha: “Po, dhe merr abdes nëse dëshiron.”Kurse, disa dijetarë e kanë mendimin se është mekruh (e papëlqyer) që njeriu të flejë xhunub.

?Imam Newewiu, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të Sahihut të Muslimit (pas haditheve të lartpërmendura)thotë: “Të gjitha këto hadithe na jepin një përfundim se i lejohet xhunubit të flejë, hajë, pijë dhe të ketë marëdhënie intime (përsëri),para se të marr gusl. Rreth kësaj ka konsensus (te dijetarët shafi).Gjithashtu, ata kanë njëzëshmëri se trupi dhe djersa e xhunubit janë të pastra.

?Po ashtu, në këto hadithe ka argument se është e preferuar(mustehab) që xhunubi para se ta veprojë njërën prej gjërave të lartpërmendura, ta pastrojë organin gjenital dhe të marr abdes…

?Dijetarët e medh’hebit tonë (shafi) kanë cituar se është mekruh (e papëlqyer) që njeriu të flejë, hajë, pijë apo të ketë marëdhënie intime para se të marr abdes. Këto hadithe janë dëshmi për këtë mendim. Nuk ka mospajtime mes nesh (shafive) se ky abdes nuk është obligativ. Këtë mendim e kanë edhe Maliku dhe xhumhuri (pjesa dërmuesee dijetarëve).

?Ndërsa, Ibën Habibi (që ishte prej Malikive) e mbante mendimin se ky abdes është i obliguar. Ky njëherazi është edhe mendimi i Dawud Edh-Dhahirij. Qëllimi me abdesin (në këto hadithe) është abdesi i plotë ashtu siç merret për namaz.”

?Pastaj, dijetarët kanë mospajtime se a duhet xhunubi të marr tejemum -si zëvendësimi i abdesit – nëse nuk gjen ujë (për abdes) apo gjen ujë,mirëpo i pamundësohet përdorimi i tij për shkak të sëmundjes apo ndonjë arsye tjetër?

?Malikitë e kanë mendimin se në këtë rast ai nuk merr tejemum.

✏️El Hirashij, Allahu e mëshiroftë, në “Sherh Muhtesar Halil” thotë: “Është pëlqyeshme që xhunubi nëse dëshiron të flejë, qoftë edhe gjatë ditës,të marr abdes. Ngjashëm me të vepron edhe gruaja të cilës i janë ndërprerë të përmuajshmet.

✒️Po ashtu, e njëjta vlen për cilindo që dëshiron të flejë (edhe nëse nuk është xhunub); sepse i Dërguari,salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Kushdo që flen duke qenë i pastër (me abdes), shpirti i tij bën sexhde nën Arsh.” Mirëpo, xhunubi nuk merr tejemum nëse nuk gjen ujë (për abdes), apo ka ujë mirëpo nuk i majfton për ta marr abdesin e plotë.”Kurse, disa dijetarë tjerë e mbajnë mendimin se është e ligjshme që të merret tejemumi në raste të këtilla, sepse tejemumi është zëvendësim i ujit – kur ky i fundit nuk gjendet apo gjendet mirëpo nuk mund ta përdorë (në raste tjera nuk lejohet) – për (abdesin apo guslin) farz /obligim dhe atë mustehab (i preferuar).

?Newewiu, Allahu e mëshiroftë,në “El Mexhmu'” thotë: “Tejemumi e zë vendin e guslit, kur njeriu nuk mund ta përdorë ujin. Dhe në këtë rast nuk është i vlefshëm abdesi(nuk e zë vendin e guslit).

?Mirëpo, kjo nuk thuhet për xhunubin, kur ai dëshiron të hajë, apo të pijë, apo të flejë, apo të ketë marëdhënie intime. Në këtë rast është e preferuar që ai të marr abdes, dhe jo të marr tejemum. Sepse, xhunubi për të cilin po flasim, është ai i cili ka ujë që i majfton për të marr gusl, kështu që në këtë rast tejemumi nuk i bën dobi. Gjithashtu, atij nuk i pranohet tejemumi, për arsye se ai ka mundësi ta përdorë ujin. Pra, ajo që i bën dobi për largimin e papastërtisë (abstrakte) nga gjymtyrët e tij është abdesi.”

?Pra, mendimi i dytë është më afër së vërtetës, e Allahu e di më së miri! Por, kur ai merr tejemum duhet ta bëjë nijet që me këtë tejemum t’i lejohet të flejë (me gjithë gjendjen e tij prej xhunubi), dhe nuk e bën nijet si zëvendësim për guslin apo për abdesin.

➡️Pra, e bën nijet që t’i bëhen të lejuara ato gjëra që i dëshiron t’i veprojë (gjumi,ngrënia, pirja, etj), ngase ai ka nevojë për të qenë i pastër në këto raste; dhe nuk e bën nijet që ky tejemum është për ta larguar papastërtinë e madhe (xhunubin) apo atë të vogël (mospasja e abdesit).

Allahu e di më së miri!

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit