A është sunet falja gjithmonë me këpucë dhe të ngjashme?

A është sunet falja gjithmonë me këpucë dhe të ngjashme?

Njeriu kur ka mundësi të falet me këpucë, është sunet ta bëjë këtë, dhe kjo ka shpërblim më të madh sesa të falet pa to. Mirëpo, kjo vlen për ambientet ku nuk ka tapetë të shtruar apo ku njerëzit qëndrojnë me këpucë. Në xhamitë e shtruara me tapetë nuk falet namazi me këpucë, por duhet përshtatur vendit dhe ambientit të muslimanëve. Nëse je jashtë dhe do të falesh atëherë më mirë është falja me këpucë (të mos i heq) sesa pa to. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë që hebrenjtë falen pa këpucë e ndërsa ju kundërshtojini ata. Ngjashëm është dhe kur je në shtëpi me papuçe në këmbë, më mirë është falja me to sesa heqja e tyre për t’u falë. Pra, kjo është nëse i ke në këmbë papuçet, e nëse nuk i ke në këmbë por diku më larg atëherë nuk prishë punë të falesh pa to. Qëllimi është që të mos hiqen nga këmba kur do të falesh. Disa mendojnë se sunet është falja pa këpucë, mirëpo kjo nuk është e vërtetë. E kundërta është e vërteta.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit