A falesh shpejt?

Nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut na e fali drekën, dhe pasi që dha selam e thirri afër vetes njërin që kishte qenë duke u falur në safat e fundit e i tha: “O filan! A nuk e ke frikë Allahun? A nuk po e sheh veten si je duke u falur? Vërtet, kur ndonjëri prej jush çohet për t’u falur, ai çohet që të flasë (pëshpëritë) me Zotin e tij, andaj le të shikojë mirë sesi po flet me Të.” (Përcjellë nga ibën Huzejme, nr. 474. Shejh Albani e ka vlerësuar si të mirë në Sahih ibën Huzejme, 1/241).

Fjalët e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “ai çohet që të flasë (pëshpëritë) me Zotin e tij” japin shenjë se njeriu, duke qenë se është duke qëndruar para Allahut dhe duke pëshpëritur me Të, duhet të turpërohet nga shikimi dhe afërsia e Allahut ndaj tij. E, sikur ta kishte këtë ndjesi, ai do ta përmirësonte dhe perfeksiononte skajshmërisht namazin e vet. (Shih Fet’hul Bari të ibën Rexheb El-Hanbelij, 3/149). Po ashtu, do të bënte ç’është e mundur për të përmirësuar, zbukuruar, rregulluar dhe plotësuar namazin, në mënyrë që ai (namazi) të zërë vend tek Zoti, dhe, kështu, përmes tij të arrijë kënaqësinë e Allahut dhe të afrohet tek Ai.

Shkëputur nga libri El-Hushu’u fis-salati fq. 16-17 i AbdulHadi bin Hasen El-Uehbij

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva