A i lejohet gruas që ta marr mbiemrin e burrit të saj?

❌ Përgjigjje: Nuk lejohet që gruaja ta marr mbiemrin e burrit të saj, siç është e përhapur në mesin e jomuslimanëve.

? Buhariu, nr. 3508, e transmeton hadithin se i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Çdonjeri që i atribuohet dikujt tjetër përveç babait të tij, duke e ditur këtë, bën kufër. Dhe, ai që i atribuohet një populli me të cilët nuk lidhje farefisnore me ta, le të përgatis ulësen e tij në Zjarr (të Xhehenemit).”

? Po ashtu, i Dërguari, salallahu alejhi we selem, thotë: “Kush i atribuohet dikujt tjetër përveç babait të tij, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i melekëve dhe mbarë njerëzve.” E transmeton Ibën Maxheh, kurse Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerëson të saktë në “Sahihul-Xhami” nr. 6104.

? Këto janë kërcënime të ashpra për atë që e ndërron mbiemrin e babait apo të familjes të tij, duke iu atribuuar një familje apo populli tjetër. Po ashtu, në këtë vepër ka imitim të jobesimtarëve, sepse ky zakon i përçmuar ka qenë i njohur vetëm te ata, derisa filluan disa injorantë prej muslimanëve ta marrin si zakon të tyre. Gjithashtu, me këtë vepër gruaja e mohon dhe e refuzon farefisin dhe familjen e saj, dhe kjo e kundërshton respektin, mirësinë dhe sjelljet / moralet e ndershme. Pra, nuk ka kurrfarë lidhje farefisnore mes burrit dhe gruas, atëherë si ka mundësi që ajo t’i atribuohet farefisit të tij?

✒ Pastaj, ka mundësi që ai ta divorcojë apo që burri të vdes, dhe ajo të martohet me një tjetër; a do ta vazhdojë ajo që sa herë të bashkohet me një tjetër ta ndërrojë edhe përkatësinë e saj?

? Këtu mund të shtojmë edhe diçka tjetër, e që është se kur gruaja i atribuohet babait të saj, atëherë këtu ndëlidhen disa dispozita që kanë të bëjnë me trashëgiminë, shpenzimi për të (gruan), mahremijen (të qenët mahrem i saj), etj; e kur ajo i atribuohet burrit të saj (pra e merr mbiemrin e familjes së tij), atëherë me këtë i asgjëson të gjitha këto. Pastaj, burri i atribuohet babait të vet, kështu që çfarë lidhje ka gruaja me farefisin e babait të burrit të saj.

❗ Pra, ky është gabim që bie ndesh me intelektin e shëndosh dhe realitetin. Burri nuk ka diçka që e favorizon ndaj gruas së tij, në mënyrë që ajo ta marrë mbiemrin e tij,kurse ai vet i atribuohet babait të tij. Kështu që, është obligim për atë që ka rënë në këtë gabim, duke iu atribuuar burrit të saj, ta përmirësojë gabimin dhe ta kthejë çështjen (mbiemrin e saj) ashtu siç ka qenë më herët (te babai i saj).

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit