A lejohet bërja e gostisë për sunetinë e djalit?

tumblr_o5gzx5C6pc1qh94wco1_400

A lejohet bërja e gostisë për sunetinë e djalit?

Nëse në këtë aheng apo gosti ka ndalesa, si: përzierje mes dy gjinive, muzikë, alkool etj., atëherë është e ndaluar dhe nuk lejohet të merret pjesë aty. Edhe është i ndaluar organizimi, por edhe përgjigja ndaj ftesës. Por, a lejohet në origjinë bërja aheng me rastin e sunetisë, për këtë ka mospajtime mes dijetarëve. Disa  e kanë lejuar e disa e kanë ndaluar. Ata që e kanë ndaluar thonë se ky veprim nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, dhe kjo është e vërtetë. Nuk lejohet që të kremtohet sunetia apo të bëhet aheng në kuptimin se kjo gjë është prej fesë, apo se ka diçka të transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ngase asgjë nuk është transmetuar në këtë aspekt.

Mirëpo, disa dijetarë thonë se nëse dikush dëshiron si shenjë falënderimi ndaj Allahut që ia ka mundësuar ta bëjë sunetin djalin, të mbledhë të afërtit e t’ua bëjë një darkë a drekë, kjo nuk prishë punë. Ky ka shpërblim për këtë nijet. Dhënia ushqim ka shpërblim tek Allahu. Andaj thonë se në këtë aspekt lejohet, porse jo në kuptimin se është sunet apo se ka bazë në fenë e Allahut. Nëse gostia veprohet me atë nijet (që u cek), atëherë nuk prishë punë (të veprohet). E nuk lejohet assesi të organizohet duke pasur harame e ndalesa aty.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim- Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva