A lejohet bërja me shenjë (me kokë e duar) në namaz?

A lejohet bërja me shenjë (me kokë e duar) në namaz?

Nëse kjo është e domosdoshme lejohet. Po qe se nuk është diçka e domosdoshme që nuk lë keq apo nuk e dëmton dikë nëse e bën pas namazit (për të treguar gjënë e humbur etj.), atëherë lëre pas namazit. Sa ma pak lëvizje (jashtë veprimeve të namazit) është më mirë. Lëvizjet dhe shenjat në namaz janë të lejuara kur është e domosdoshme dhe e nevojshme kjo gjë. Dijetarët e kanë ndaluar të flitet në namaz, përveç nëse flitet me fjalë që janë të lejuara brenda namazit, shembull: fëmija është duke prekur diç të nxehtë, lejohet t’i thuash/bërtasësh: subhanAllah, apo Allahu ekber. Kështu vepron ngase ti e di se nëse i bërtet ai do të ndalet. E nëse nuk ndalet, e prishë namazin dhe e largon fëmijën. Pastaj e fillon namazin përsëri prej fillimi.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit