A lejohet betimi në Kuran?

?Përgjigjja: Rreth betimit “Pasha Kuranin” ka mospajtime te dijetarët. Fjala “Kuran” është Cilësi e Allahut. Betimi në cilësitë e Allahut lejohet.

?Ky është mendimi më i saktë, edhe pse ka mendim të dijetarëve se kjo nuk lejohet. Nëse betohesh: “Pasha Kuranin” duke pasur për qëllim se është Fjala Allahut të cilën e ka zbritur Ai, atëherë nuk prish punë.

? Mirëpo, në vendin tonë kur betohen “Pasha Kuranin” a e kanë për qëllim Fjalën e Allahut apo mus’hafin?

?Tek ne nuk bëjnë dallim mes këtyre (Kuranit si Fjalë e Allahut dhe mus’hafit si libër). Dhe si pasojë, ata kur betohen mund ta kenë për qëllim mus’hafin (si libër), ngase e shenjtërojnë atë.

?E ky betim me këtë qëllim nuk lejohet sepse në mus’haf ka gjëra të krijuara në të, si: ngjyra, letra. Andaj, duke marr parasysh se mund ta kenë këtë besim kur betohen, më së miri është t’u thuash “Mos u betoni në Kuran, por betohuni vetëm në Allahun”.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit