A lejohet falja e namazit me parfum qe është me alkool, a llogaritet edhe alkooli prej ndyrësive?

Përgjigjja: 

Kjo çështje kthehet te mospajtimi i njohur mes dijetarëve rreth asaj se a lejohet përdorimi i parfumeve të cilat përmbajnë alkool apo jo?

Janë dy gjëra që konsiderohen si burim i mospajtimit të tyre:

?a) Alkooli që gjendet në parfume a e deh njeriun apo jo? Me fjalë tjera: A do të dehej mendja e dikujt sikur të pinte këtë përqindje të alkoolit që gjendet në përbërjen e tyre apo jo?

?b) A është alkooli i papastër (nexhis) apo jo?Mospajtimet në këto çështje janë të mëdha, dhe secili grup i dijetarëve i kanë argumentet e tyre.

? Por, mendimin të cilin unë e përkrahi është se alkooli në natyrën e tij është i pastër. Mirëpo, nëse përqindja e alkoolit është e madhe në parfum, atëherë nuk lejohet përdorimi i tij. Për shembull, nëse përqindja e tij është 50%, 60%… Sepse, në këtë rast alkooli e shndërron parfumin në pije dehëse, prandaj nuk lejohet shitblerja e tij, sepse ka hadith të saktë ku i Dërguari, salallahu alejhi we selem, i ka mallkuar ata të cilët e shesin apo e blejnë alkoolin.

? Ndërsa, nëse përqindja e tij është e vogël, 2%, 3%, atëherë in shaa Allah nuk ka të keqe në përdorimin e tij, sepse kjo është përqindje e vogël e cila kur të përzihet me parfumin shndërrohet / transformohet në diçka tjetër, si dhe nuk e dehë njeriun. Sidoqoftë, më së miri është që njeriu t’i përdorë vetëm ato parfume rreth të cilave nuk ka mospajtime mes dijetarëve, pra ato që nuk përmbajnë alkool.

? Por, nëse dikush e ka përdorë parfumin me alkool dhe është falur me atë rrobë, atëherë nuk ka nevojë ta përsëris namazin, sepse siç e sqaruam më lartë alkooli në natyrën e tij është i pastër.

Allahu e di më mirë ❗️

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva