A lejohet për femrën të lexojë Kuran gjatë menstruacioneve?

A lejohet për femrën të lexojë Kuran gjatë menstruacioneve?

A lejohet për femrën të lexojë Kuran gjatë menstruacioneve?

Femra gjatë mesntruacioneve nuk prishë punë të lexojë dhe të dëgjojë Kuran, nuk ka argument që e ndalon këtë. Gjërat që i ndalohen t’i veprojë kur është me menstruacione janë:

-të flejë me bashkëshortin,

-të falë namaz,

-të agjërojë

-dhe të bëjë tavaf rreth Qabesë.

Nuk ka argumente se asaj i ndalohet ta prekë mus’hafin me duar direkt. Mirëpo, nëse i duhet ta prekë, atëherë le ta kapë dhe le ta shfletojë me dorezë, apo me leckë, e jo direkt me dorë. Këtë e themi ngaqë shumë prej dijetarëve kanë thënë se femra gjatë menstruacioneve nuk lejohet ta prekë atë. Nuk po themi se ky është mendimi më i saktë, mirëpo më së miri është ikja nga mospajtimet që janë mes dijetarëve. Andaj, përderisa ekziston mundësia e veshjes së dorezës, kjo është më mirë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.