A lejohet përdorimi i llakut të flokëve?

A lejohet përdorimi i llakut të flokëve?

Llaku bën shtresë mbi flokë. Përderisa bën shtresë mbi qimet e flokëve, atëherë nuk bën përdorimi i tij për dikë i cili do të marrë abdes, ngase kur është duke e fërkuar kokën, nuk është duke fërkuar flokët e tij. Mirëpo, merr abdes e pastaj lejohet të lyejë flokët me të (duke qenë me abdes). Ndërsa, se a bën të fërkohet koka në radhën tjetër, pasi e ka prishur abdesin, ka mospajtime mes dijetarëve. Disa e kanë lejuar ngase Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur ka shkuar në haxh dhe ka hyr në ihram, ka lyer flokët me mjaltë, ngaqë haxhi është rrugë e gjatë dhe i shprishen e i pluhurosen, andaj ka përdorë mjaltin. Mirëpo, se sa mund të bëhet analogji mes llakut e mjaltit, kjo është çështje paksa problematike, ngase zakonisht flokët e thithin mjaltin e nuk bëhet shtresë përmbi to, ndërsa llaku mbetet si shtresë. Andaj, të mos përdoret llaku i flokëve përveçse gjatë menstruacioneve (apo lehonisë). Ndërsa, kur janë gjatë kohës së pastërtisë (jashtë menstruacioneve) e përdorin llakun pas marrjes abdes, e kur t’iu prishet abdesi atëherë e largojnë llakun dhe marrin abdes rishtas për namazin e radhës.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit