A lejohet që familjaret që vdesin të varrosen afër njëri-tjetrit (disa madje e lënë amanet që të varrosen pranë)?

A lejohet që familjaret që vdesin të varrosen afër njëri-tjetrit (disa madje e lënë amanet që të varrosen pranë)?

❌ Përgjigjje: Nuk ka bazë në Islam mendimi se kur ti varrosesh pranë dikujt, ai apo varri i tij të bën dobi në ahiret, apo ndërmjetëson për ty, apo se ke dobi nga ai për shkak se ishte njeri i devotshëm. Nuk lejohet besimi i tillë dhe nuk lejohet që personi ta lë amanet të varroset pranë dikujt duke pasur këtë besim.

✔️ Mirëpo, nëse personi e lë amanet të varroset pranë varrit të dikujt, thjeshtë se ka dëshirë, kjo ka bazë te selefët. Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu ka porositur të varroset pranë Uthman ibn Medhunit radijAllahu anhu. Po ashtu nga selefi ka pasur të cilët kanë lënë porosi të varrosen pranë ndonjë dijetari. Nëse dikush e vepron këtë si pasim ndaj selefit, atëherë in shaa Allah nuk ka të keqe. ?

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit