A lejohet shkrimi i hajmalive me Kuran?

A lejohet shkrimi i hajmalive me Kuran?

Mendimi më i saktë të cilin e mbështesin shumica e dijetarëve të pasuesve të sunetit, është se hajmalitë pavarësisht a janë veç me Kuran apo pa Kuran (me gjëra të tjera, si: me tabela, shenja, gjë që dihet se këto janë haram), nuk lejohen të shkruhen. Arsyeja se pse nuk lejohen hajmalitë me Kuran është se njeriu e vendos atë në trupin e tij duke pasur në të Kuran dhe kështu do i bie të ekspozohet në vende të pahijshme, si: hyn në WC për të kryer nevojat fiziologjike (nuk lejohet hyrja me Kuran aty), po ashtu bën marrëdhënie me bashkëshorten duke i bartur Fjalët e Allahut gjatë aktit. Arsyeja më e fortë se pse nuk lejohen hajmalitë në të cilat ka Kuran, është se nëse i hapet dera shkuarjes së hajmalive me Kuran duke e bërë këtë të lejueshme, atëherë i hapet dera edhe shkrimit të hajmalive të tjera. Kur njerëzit e shohin një dijetar apo hoxhë duke bartur një hajmali, ata nuk e dinë se a ka në të Kuran apo diç tjetër. Mirëpo, nga kjo ai kupton se hajmalia qenka e lejuar dhe pastaj do të shkojë te çdo kush që shkruan hajmali. E kur sheh se ata thonë se hajmalia nuk lejohet dhe nuk e bartin atë, atëherë e kupton se asnjë hajmali (qoftë e shkruar me Kuran apo jo) nuk lejohet.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit