A lejohet ta fali së pari namazin e vitrit e pastaj namaz vullnetar apo namazin vullnetar së pari e pastaj vitrin?

Ajo që na ka mësuar dhe udhëzuar i Dërguari salAllahu alejhi ue selem është që namazi i vitrit të jetë i fundit. Ka thënë: “Le të jetë vitri namazi yt i fundit.” Kjo është më e mira: së pari të falësh nafile sa të duash, pastaj ta përmbyllësh me namazin e vitrit (rekate tek). Kjo është forma më e plotë.

? Mirëpo, rreth asaj se nëse dikush e ka falur vitrin, por pastaj i ka dal gjumi natën dhe dëshiron të falë namaz vullnetar, ka mospajtime mes dijetarëve. Mendimi më i saktë në këtë rast është se personi i tillë mund të falë sa të dojë namaz vullnetar, pa e përsëritur faljen e vitrit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit