A lejohet të bëj lutje pas çdo namazi?

? Përgjigjje: Nuk është transmetuar nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem se pas çdo namazi të jetë lutur apo t’i ketë ngritur duart duke bërë lutje. Sikur të ishte e lejuar ai dhe shokët e tij do ta bënin.

☑️ Janë transmetuar disa dhikre dhe lutje të cilat i Dërguari salAllahu alejhi ue selem i ka bërë pas namazit (farz) pa i ngritur duart, si: All-llahum-me ein-nii alee dhikrike, we shukrike, we husni ibeedetik. Kjo dhe lutje të tjera të transmetuara janë sunet të thuhen.

✖️ Por, të bëhet traditë që pas çdo namazi të ngrihen duart duke bërë lutje, kjo nuk është prej sunetit të të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem.

? Disa dijetarë e ndalojnë këtë rreptësisht dhe thonë: “I thua vetëm ato dhikre e lutje që kanë ardhur në sunet, jo të tjera.” E disa dijetarë e lejojnë të bëhet lutje nganjëherë, p.sh.: kur personi e fal namazin dhe ka nevojë ta lusë Allahun për diçka, atëherë për shkak të kësaj nevoje i ngrit duart dhe e lut Allahun pas namazit. Por, jo të bëhet kjo gjë traditë që gjithmonë ta lutësh Allahun pas namazit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit