A lejohet të dal për në Evropë për disa muaj kur rregullohen vizat në mënyrë që të fitoj disa para për larjen e borxheve dhe për një standard normal?

A lejohet të dal për në Evropë për disa muaj kur rregullohen vizat në mënyrë që të fitoj disa para për larjen e borxheve dhe për një standard normal?

Kjo lejohet nëse është e nevojshme. Nëse në Kosovë nuk mund të fitosh mjaftueshëm sa për shlyerjen e borxheve, atëherë lejohet dalja jashtë vendit, mirëpo për punë sezonale e jo përgjithmonë. Dijetarët kanë vendosur disa kushte:

1.Njeriu të jetë i nevojshëm për këtë punë. Mirëpo, nëse mund ta fitojë rrizkun mjaftueshëm brenda në Kosovë, atëherë nuk i lejohet të dalë jashtë.

  1. Besimtari të ketë devotshmëri në mënyrë që kur të dalë jashtë vendit, të mos ndikohet nga jeta atje, sepse atje haramet e mëkatet janë gjë të lehta të veprohen. Shtoja faktin kësaj që në këtë rast atë nuk e njeh askush dhe kështu bie më lehtë në mëkate. Shpesh herë njeriu largohet nga mëkatet sepse i vije turp nga rrethi që e njohin. Kur del jashtë vendit nuk e ka këtë pengesë. Andaj, nëse nuk e plotëson këtë kusht (devotshmërinë) edhe pse ka nevojë të dalë jashtë, nuk i lejohet të dalë. Përderisa është në rrezik feja e tij, nuk lejohet të shkojë. Në këtë pikë secili le të jetë i sinqertë me Allahun, mos të thotë: “Unë jam i devotshëm mjaftueshëm dhe nuk bie në mëkate!” Nëse në Kosovë i ke bërë mëkat Allahut, jashtë vendit do bësh edhe më shumë.
  2. Besimtari të ketë dije të mjaftueshme që të mos bie në dyshimet e jobesimtarëve, që të mos ndikohet prej tyre dhe të dijë t’u kundërpërgjigjet atyre.
  3. Dijetarët po ashtu e shtojnë këtu edhe një kusht të katërt e që është: besimtari të ketë liri ta praktikojë fenë hapur atje, duke mos u penguar. Ka raste që kanë treguar njerëzit se kur kanë shkuar jashtë Kosovës, për të falur namazin është dashur ta fikin dritën apo ta ulin perden në mënyrë që mos t’i shohë punëdhënësi. Myslimani nuk duhet të shkojë atje e ta nënçmojë veten në këtë mënyrë para jobesimtarëve. Ai është krenar me fenë e vet. Elhamdulilah në Kosovë edhe pse ekonomia është e dobët dhe standardi i ulët, nëse punon arrin të kesh rrizk të mjaftueshëm duke mos qenë i nevojshëm për të tjerët.

Nëse i plotëson këto kushte, in shaa Allah s’ka të keqe të dalë. Mirëpo, posa ta plotësojë nevojën se për çfarë ka shkuar atje, duhet të kthehet. Nëse njëra nga këto kushte mungon nuk i lejohet të shkojë.