A lejohet të fali dy rekate nafile me nijetin për të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem?

A lejohet të fali dy rekate nafile me nijetin për të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem?

Kjo nuk lejohet. Namazi është adhurim që duhet të bëhet veç për hir të Allahut. Nëse bëhet për Muhamedin salAllahu alejhi ue selem, kjo është shirk. Ky është shirk i madh ngase një adhurim personi ia ka kushtuar dikujt tjetër përveç Allahut. Ato dy rekate falen për Allahun e Madhërishëm, e kurrsesi nuk lejohet të falen për të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem. Për të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem dërgojmë selam dhe salavate kur jemi në teshehud. Me këtë e kryejmë detyrën tonë ndaj të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem gjatë namazit. E jashtë namazit, janë kushtet dhe detyrat që duhen plotësuar, e që kryesorja është pasimi i sunetit të tij. Nuk lejohet as falja për të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem për t’i shkuar sevapi atij (apo dikujt tjetër).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit