A lejohet të mos shkoj në xhami për namaz për t’u lënë hapësirë turistëve si formë daveti që të hyjnë në xhami?

A lejohet të mos shkoj në xhami për namaz për t’u lënë hapësirë turistëve si formë daveti që të hyjnë në xhami?

Xhamitë janë për t’u adhuruar Allahu, për këtë janë ndërtuar. Nuk lejohet që ato të boshatisen e të braktisen nga adhuruesit. Kur vije koha e namazit, myslimani duhet të shkojë për namaz aty. Kur vije koha e namazit, nxirren turistët nga xhamia dhe nuk u lejohet hyrja. Pas namazit, mund të hyjnë. Por kjo me kushte: gratë e kanë obligim që nëse janë gjysmë të zhveshura, ta mbulojnë pjesën më të madhe të trupit etj. Nuk është arsyetim të braktiset xhamia me arsyen që t’u bëhet davet të tjerëve (duke hyrë në xhami për ta vizituar). Daveti nuk bëhet në këtë mënyrë. Nëse një turist e sheh xhaminë, nuk do të thotë kjo se ai mund të hyjë në Islam. Njerëzit kanë hyrë në Islam kur kanë parë myslimanët duke e kryer namazin në xhami (mënyrën e faljes, rregullat e xhamisë, sjelljen e besimtarëve etj.).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit