A lejohet të themi: “Mallkuar qoftë dita kur i bëra Allahut mëkat!”?

A lejohet të themi: “Mallkuar qoftë dita kur i bëra Allahut mëkat!”?

?Përgjigjja: Allahu e ka ndaluar mallkimin e kohës dhe të ditës.

?Allahu thotë: “I biri i Ademit më ofendon Mua ndërsa Unë jam koha. Unë e rrotulloj ditën dhe natën.” Arseja se pse Allahu ka thënë kështu është sepse idhujtarët e Mekës ashtu kanë vepruar.
Fatkeqësitë, belat e vështirësitë që u kanë ndodhur ia kanë atribuuar kohës dhe e kanë sharë atë. Sipas tyre, ishte koha ajo që ka ndikuar në këto fatkeqësi dhe e kanë sharë atë.

?Myslimani nuk lejohet ta shajë kohën edhe nëse në të i ka bërë mëkat Allahut. Mos e mallko dhe mos e ofendo kohën. Kjo nuk lejohet.

?Kur besimtari i bën mëkat Allahut, mjafton të pendohet tek Ai, e jo të thotë: “Mallkuar qoftë dita kur i bëra Allahut mëkat!” Sharja e mallkimi i ditës është prej mallkimit dhe sharjes ndaj kohës.