A lejohet të thuhet “Mos paç punë me vëllezër!”?

A lejohet të thuhet “Mos paç punë me vëllezër!”?

Në Islam, çdo përgjithësim është i ndaluar. Nuk lejohet të thuhet “Mos paç punë me vëllezër!”, ngase mirësia gjithmonë ekziston në umetin islam. Pse disa nuk sillen mirë, mashtrojnë e tradhtojnë, nuk lejohet të përgjithësohet në këtë formë, ngase Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem  ka thënë: “Kush thotë “Janë shkatërruar njerëzit”, ai i ka shkatërruar ata.” E sipas një hadithi tjetër thotë: “…ai është më i shkatërruari në mesin e tyre.” Nuk bën të besojë besimtari se nuk ka mbetur e mirë në mesin e muslimanëve. Kjo është e ndaluar. Dhe gjithashtu nuk lejohet të përhapen gjëra të tilla në mesin e tyre. Por ato duhet të mbulohen. Kur dëgjon se është përhapur një fenomen, si: mashtrimi, mbuloje dhe fol gjëra të mira që ndodhin mes vëllezërve. Kur dëgjohet se një e keqe ka ndodhur në mesin e muslimanëve, disa e përhapin atë “filani bëri kështu, filani bëri ashtu”, edhe nëse nuk e përmendin me emër, apo “kam dëgjuar se një musliman ka bërë ashtu e kështu”, kjo nuk lejohet sepse kjo gjë ka pasoja të mëdha. Cilat janë ato?

Së pari: i jepet pamje e keqe Islamit dhe muslimanëve.

Së dyti: Besimtari me besim të dobët kur dëgjon gjëra të tilla thotë “Meqë të gjithë po vepruakan kështu, atëherë po veproj edhe unë të këqija!”

Dijetarët kanë ndaluar të thuhen fjalë të cilat lënë të kuptojnë se nuk ka mbetur e mirë në mesin e muslimanëve.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit