A lejohet t’ia lësh shkakut meritën për një mirësi?

A lejohet t’ia lësh shkakut meritën për një mirësi?

Mirësitë dhe dhuntitë ndaj teje, duhet t’ia atribuosh Allahut e jo shkakut. Nuk lejohet të thuash: “Më kaloi dhimbja për shkak të këtij ilaçi”, por thuhet: “Allahu e bëri shkak që të ma largojë dhimbjen”. Shprehja “Sikur mos të ishte filani të më zgjoj nga gjumi gati më iku namazi!” nuk duhet të thuhet. Në këtë rast do duhet të thuhet: “Sikur mos të ishte Allahu, pastaj filani…” Nëse thuhet ndryshe nga kjo (p. sh.: Sikur mos të ishte Allahu dhe filani) vetëm si shprehje e gojës (duke iu bërë shprehi e jo pse e beson ashtu), është shirk i vogël. E nëse njeriu beson se shkaku (d.m.th. filani) veproi vetë, kjo është shirk i madh. Nuk lejohet që mirësinë t’ia atribuosh shkakut. Allahu thotë: Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë…” Nahl, 83. Selefi ka thënë: “E mohojnë duke ia atribuuar dikujt tjetër përveç Allahut duke thënë:

-sikur mos të ishte filani, nuk do më ndodhte kjo e ajo,

-sikur marinari të mos ishte i dijshëm, nuk do të shpëtonim,

-sikur mos të ishte makina e fortë, do të binim në greminë,

Është shirk i vogël nëse thua: “Hyri filani në dyqanin tim, bleu i pari dhe më shkoi dita mirë.”

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.