A lejohet transplantimi i organeve?

A lejohet transplantimi i organeve?

Një pjesë e dijetarëve e ndalojnë transplantimin e organeve, si: shejkh Uthejmin, shejkh Albani, Allahu i mëshiroftë. Ata janë mbështetur në parime të përgjithshme në Islam dhe në argumente të ndryshme, prej tyre është hadithi: Nuk ka dëmtim të tjetrit dhe as të vetës.” Nuk i lejohet njeriut ta dëmtojë vetën për t’i bërë dobi dikujt. Kështu na mëson hadithi. Kështu, kur dikush ia jep veshkën dikujt, do të dëmtohet gjithsesi në shëndet. Kjo është dhe e vërtetë ngase nuk ka mundësi të jetë ai që i ka dy veshka sikurse ai që ka një. Ka dijetarë që e lejojnë këtë në mënyrë të pakushtëzuar, duke u argumentuar me argumente të ndryshme, prej tyre ajeti: “…nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve”, Maide 32. Andaj thonë “Kur dikush ia jep dikujt organin, kështu bëhet shkak që ai të vazhdojë jetën.” Ky është parim i përgjithshëm në Islam. Është dhe një mendim i tretë i dijetarëve që qëndron mes këtyre dy mendimeve, që është: “Lejohet, mirëpo me kushte.” Shembull: nëse është fjala për veshkën, së pari duhet shikuar a kryen puna dializa, nëse po atëherë nuk bëhet transplantimi i saj, kështu personi e vazhdon jetën me dializë. Nëse nuk kryen punë dializa, atëherë duhet parë se a ka ndonjë prej jobesimtarëve i cili ka lënë porosi që pas vdekjes së tij organet e tij t’i dhurohen të tjerëve, atëherë në këtë rast të sëmurit i bëhet transplantimi i veshkës (së marrë prej tij), pa kaluar direkt te marrja e veshkës prej myslimanit. E nëse nuk gjen askënd prej jobesimtarëve, atëherë kalohet te myslimanët, kjo me kusht që mjekët ta vërtetojnë se pas transplantimit nuk rrezikohet jeta dhe shëndeti i dhuruesit (sepse ka raste kur ai që dhuron një veshkë, pastaj qëndron me barëra tërë kohën dhe i sëmurë, e në këtë rast nuk dhurohet veshka), si dhe ta vërtetojnë se nëse nuk bëhet ky transplantim jeta e të sëmurit do të rrezikohet, atëherë lejohet që myslimani ta dhurojë organin për myslimanin. Ky është mendimi më së afërmi me të vërtetën (duke u plotësuar këto kushte). Nuk lejohet t’i merren organet një të vdekuri jobesimtar, kur nuk dihet se a ka lënë këtë me porosi apo jo. Po ashtu, ndalohet shitja dhe blerja e organeve ngase ato janë një gjë të cilat Allahu ia ka dhuruar njeriut dhe atij nuk i lejohet të bëjë tregti me to duke ua shitur të tjerëve. Kjo vlen për të gjitha organet në përgjithësi, jo veç për veshkat. Ka raste kur transplantimi i organeve nuk lejohet në asnjë formë, shembull:

-transplantimi i një testikuli: kur një burri i është dëmtuar njëri testikul dhe nuk mund të bëjë fëmijë, nëse atij i dhurohet një testikul prej dikujt, ata fëmijë që lindin prej tij konsiderohen fëmijë imoraliteti, fëmijë të jashtëligjshëm, ngase ai testikul është i huaj,

-transplantimi i vezores te femrat nuk lejohet të transplantohen, sepse çdo fëmijë që lind prej saj llogaritet se është i nënës tjetër (i dhurueses), është fëmijë i jashtëligjshëm.

-transplantimi i mitrës.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit