A lejohet varrosja me sënduk?

A lejohet varrosja me sënduk?

Kjo nuk lejohet. Myslimani varroset pa sënduk, sepse forma më sënduk është traditë e jobesimtarëve. Myslimanët e mbështjellin xhenazen me qefin dhe e lëshojnë në dhe, pa pasur diçka poshtë. Dijetarët bëjnë përjashtim në këtë veç për një rast: nëse dheu është i rrallë në disa vende dhe pasi i vdekuri varroset dheu mund të bie/shembet, atëherë për të mos dalë xhenazja jashtë apo të ndihet era e saj, e lejojnë të varroset me sënduk. Përndryshe sënduku është imitim i jobesimtarëve, e Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka ndaluar nga të imituarit e tyre.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit