A llogaritet përgojim përmendja e të metave të atyre që i përhapin ato në rrjetet sociale?

A llogaritet përgojim përmendja e të metave të atyre që i përhapin ato në rrjetet sociale?

Dijetarët kanë përmendur se nuk është përgojim nëse dikush flet për një person i cili mëkatin e tij e vepron publikisht. Shembull: për atë që pi duhan haptazi, nëse thua për të “filani që pi duhan”, nuk llogaritet përgojim ngase këtë veprim ai nuk e fsheh, por e vepron haptazi; apo nëse thua për atë i cili e rruan mjekrën “ai që e rruan mjekrën”, kjo nuk është përgojim. Kështu që, njëjtë është, ndoshta mëkati i dikujt që e poston në rrjetet sociale përhapet më shumë sesa ta bënte në rrugë.

Nëse flitet ndaj të tillëve (që i përhapin mëkatet në internet), nuk konsiderohet përgojim.  Mirëpo, përgojimi edhe pse lejohet (në disa raste), nëse prej tij nuk ka dobi atëherë pse të veprohet. Nuk do të kemi dobi nëse ulemi dhe flasim: “Filani e ka postuar këtë e atë mëkat në rrjetet sociale”. Nëse kemi dobi ndonjë gjë në fenë tonë nga kjo përmendje, atëherë nuk prishë punë ta përmendim.

Ata dijetarë që kanë mendimin se nuk konsiderohet përgojim të flasësh ndaj jobesimtarëve, thonë se përderisa nuk ka dobi nga kjo (në fenë tonë), atëherë nuk e veprojmë. Andaj, edhe për atë që bën mëkate publikisht, pse t’ia përmendim të metat dhe lëshimet e tij nëse nuk kemi dobi në fenë tonë nga kjo gjë.

Gjurmimi dhe zbulimi i të metave të të tjerëve, është kur ata i bëjnë fshehur ato. E nëse ata i bëjnë ato publikisht, nuk llogaritet gjurmim dhe zbulim.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit