A mundet njeriu ta bëjë ndonje ibadet vullnetar me nijet në zemër që shpërblimi t’i shkojë dikujt nga muslimanët, të gjallë a të vdekur?

Përgjigja: Sa i përket dhurimit të shpërblimit të veprave për të vdekurit ka mospajtime mes dijetarëve:

a) Mendimi i parë është se çdo vepër e mirë lejohet që t’i dhurohet të vdekurit dhe i arrin atij. Këtu hyjnë leximi i Kuranit, agjërimi, namazi, dhe të tjera prej adhurimeve.

b) Mendimi i dytë është se asnjë prej veprave të mira nuk i arrin të vdekurve përveç atyre veprave për të cilat ka argument. Dhe ky është mendimi me i sakte.

Argument për këtë është ajeti 39 i sures En Nexhm:

“Njeriut i takon vetëm ajo që ka punuar (që është përpjekur vetë)”. Po ashtu, argument janë edhe fjalet e të Dërguarit, salallahu alejhi we selem:

“Kur biri i Ademit vdes, atij i ndëpriten të gjitha veprat, përveç tri: një sadaka rrjedhëse, apo një dije prej të cilës përfitojnë të tjerët, apo një fëmijë i mirë (devotshëm) që lutet për të.” E transmeton Muslimi (nr. 1631) nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu!

Gjithashtu, e dijmë se të Dërguarit, salallahu alejhi we selem, i vdiqën axha i tij Hamzeh, gruaja e tij Hadixheh, dhe tri prej vajzave të tij, por nuk është përcjellur tek ne se ai lexoi Kuran, apo therri kurban, apo agjëroi, apo u fal për ndonjërin prej tyre. Kjo madje nuk transmetohet as prej ndonjërit prej sahabëve. Sikur të ishte e ligjshme, ateherë ata do të na paraprinin në këtë vepër. Kurse, veprat për të cilat ka argument për përjashtimin e tyre nga kjo, dmth që shpërblimi i tyre i arrinë të vdekurit, janë: Haxhi, Umreja, agjërimi obligativ, sadakaja dhe lutja (duaja).

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të ajetit të lartpërmendur: “Prej këtij ajeti Shafiu dhe pasuesit e tij e nxorën vendimin se shpërblimi i leximit të Kuranit nuk iu shkon të vdekurve, ngase kjo nuk është vepër dhe as fitim i tyre. Për këtë arsye, i Dërguari, salallahu alejhi we selem, nuk e preferoi dhe as nuk e nxiti umetin e tij për një gjë të tillë. Për këtë vepër, ai as nuk foli tekstualisht dhe madje as nuk dha shenjë për të. Po ashtu, nuk përcillet prej ndonjërit nga sahabët ta ketë vepruar një gjë të tillë. Dhe, sikur të ishte vepër e mirë, atëherë ata do të na paraprinin në këtë. Dera e adhurimeve me të cilat afrohemi tek Allahu kufizohet vetëm brenda teksteve te Kuranit dhe Sunetit, dhe nuk lejohet që njeriu te sjellet me to (adhurimet) permes llojeve te ndryshme të analogjisë(kijasit) dhe opinioneve.

Ndërsa, sa i përket duasë dhe sadakasë, për këtë ka konsesus që i arrijnë të vdekurit, madje për to ka edhe tekste prej sheriatit (fesë)” (Tefsiri i Iben Kethirit, 4/258).

Ndërsa, sa i përket të gjallit, atëherë xhumhuri i dijetarëve e ndalojnë një gjë të tillë, dmth që t’iu dhurohet atyre shpërblimi i veprave të mira.

Gjithashtu, edhe ky është mendimi më i saktë. Edhe këtu vlejnë të njëjtat argumente që u përmendën më lartë. Pra, sadakaja dhe duaja i bën dobi të vdekurve dhe të gjallëve, me konsensusin e gjithë muslimanëve. Po ashtu, haxhi i bën dobi edhe të gjallëve dhe të vdekurve. Nëse janë të gjallë dhe nuk kanë mundësi fizike për kryerjen e haxhit, për shkak të pleqërisë apo sëmundjes kronike që nuk shpresohet shërimi i saj. Po ashtu, nëse janë të vdekur dhe nuk kanë pasur mundësi për kryerjen e haxhit gjatë jetes së tyre. Po ashtu, këtu hyn edhe umreja. Krejt këto i bëjnë dobi të vdekurit dhe të gjallit prej muslimanëve, dmth dhurimi i shpërblimit per ta.

Ndërsa, sa i përket agjërimit, kjo lejohet vetëm për të vdekurin siç e sqaruam më lartë, nëse agjërimi ka qenë obligativ dhe atij i ka mbetur borxh agjërimi, pavarësisht a është agjërimi i Ramazanit, apo agjërim i zotimit, apo i shpagimit, etj. I Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Çdonjëri që vdes dhe i ka mbetur borxh ndonjë agjërim, atëherë le të agjërojë për të i afërmi i tij.” (Muttefekun alejhi). Pra, njeriu mund t’i dhurojë ndonjë prej veprave të mira që i përmendëm më lartë të vdekurve apo edhe të gjallëve, e sidomos sadakanë dhe duatë (lutjet) e tij.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit