A pranohet agjërimi pa syfyr?

❕ Përgjigjje: Agjërimi pa syfyr pranohet, mirëpo kjo nuk është gjë e preferuar. E preferuar është ngritja për syfyr ngase në të ka bereqet.

➖ Për agjërimin farz (obligativ):
Nëse personi e ka bërë nijetin gjatë natës, pas perëndimit të diellit, se do të agjërojë të nesërmen, atëherë agjërimi i pranohet edhe nëse nuk çohet në syfyr.

? E nëse nuk e ka bërë nijetin agjërimi nuk i pranohet. Shembull: dikush ka për të kompensuar ndonjë ditë të mbetur nga Ramazani për shkak se ka qenë i sëmurë, apo udhëtar, apo (gruaja që ka qenë) me menstruacione, dhe pasi është zgjuar në mëngjes do/synon që të agjërojë duke e kompensuar një ditë të ikur nga Ramazani, kjo nuk pranohet sepse këtu është fjala për agjërimin obligativ. E për agjërimin obligativ gjithsesi duhet bërë nijeti gjatë natës. Syfyri nuk është kusht për agjërim, por kusht është nijeti. Në këtë rast, nëse personi e bën nijetin pasi agon dita, agjërimi i asaj dite nuk i pranohet.

➖ Për agjërimin nafile (vullnetar):
Ndërsa sa i përket agjërimit vullnetar, agjërimi pranohet edhe nëse njeriu e bën nijetin pasi agon dita. Shembull: personi është zgjuar në mëngjes apo më vonë dhe do/synon që të agjërojë atë ditë, atëherë agjërimi i pranohet, por me kusht nëse nuk ka ngrënë dhe pirë asgjë (prej hyrjes së kohës së agimit të asaj dite, kur hyn koha e lejimit të faljes së namazit të sabahut, deri në atë moment të bërjes së nijetit).

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva