A varet rrizku nga vendi i punës?

A varet rrizku nga vendi i punës?

Ka njerëz që punojnë shumë, mirëpo nuk kanë rrizk. Ka që punojnë pak, por kanë rrizk. Ka që nuk punojnë fare, por u vije rrizku. Rrizku është furnizim prej Allahut, mirëpo njeriu duhet t’i ndërmarrë shkaqet. Mirëpo, nëse i ndermerr shkaqet, nuk do të thotë se gjithsesi do ta arrijë atë. Shkaqet janë thjesht shkaqe. Nëse do Allahu, shkaqet e japin efektin e tyre e nëse do Ai, nuk e japin. Kemi parë fëmijët në Afrikë të cilët punojnë plantacionet e kakaos, se sa shumë mundohen dhe paguhen rreth 1 dollar në ditë. Nuk do të thotë që nëse njeriu punon, gjithsesi do të ketë rrizk. Dikush ka një të afërm të pasur, pasi vdes i lë atij miliona nga trashëgimia (nga e cila ka të drejtë). Rizku i vije njeriut gjithsesi, mirëpo nëse e kërkon atë përmes haramit, atëherë do të ketë pasojat e fitimit në këtë mënyrë. Ky rrizk që njeriu e ka fituar përmes haramit, do t’i kishte ardhur gjithsesi edhe ndryshe.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit