Çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen!

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Marrë nga www.al-badr.net

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet më të drejtë askush pos Allahut, i Cili nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) është rob dhe i dërguar i Tij.

Ajeti i cili thotë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (ElHashr: 18),

Ky është një parim madhështor në çështjen e llogaritjes së vetvetes, dhe njëherit tregon se është obligim i robit që ta llogaris vetveten dhe të shikojë se çka ka përgatitur për ditën e nesërme para se t’i japë llogari Allahut në ditën e gjykimit.

Për robin është e mirë që të shikojë në veprat e tij, se çfarë ka përgatitur për takimin me Zotin e tij: Se a janë ato vepra të mira, ibadete dhe largim nga ndalesat dhe gjërat e këqija, që e bëjnë të lumtur të takohet me Zotin e tij, apo janë vepra që e hidhërojnë Allahun dhe sjellin dënimin mbi atë që i ka vepruar ato.

Pra të shikojë se çfarë është ajo që ka përgatitur për ditën e nesërme, sepse me këtë e kujton atë ditë, e kujton qëndrimin para Allahut, e kujton llogarinë që do ta jap, e kujton se çdo gjë që ka vepruar do t’i shfaqet e shkruar në librin i cili: “Nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt” (El Kehf: 49).

Allahu do të thotë në ditën e gjykimit: “O robërit e Mi, këto janë vetëm veprat e juaja që ua kam regjistruar, e më pas do t’ua jap shpërblimin për to. Prandaj ai që gjenë mirë le ta falënderoj dhe lavdëroj Allahun, ndërsa ai që gjen keq të mos e qortoj askënd përpos vetes së tij”.

A nuk ia vlenë që llogaritja të bëhet tani?! A nuk ia vlenë që llogaritja të bëhet në kohën e veprave?! Sepse nëse gjenë vepra të mira, atëherë ta falënderoj Allahun që ia ka lehtësuar ato, dhe nëse gjenë vepra të këqia, atëherë ta përmirësojë veten e tij. Ndërsa nëse në ditën e gjykimit sheh vepra të këqia, atëherë të mos e qortoj askënd përpos vetvetes; sepse në atë ditë nuk ka mundësi që të pendohet e as të kthehet edhe njëherë në këtë botë që të veprojë punë të mira.

Në këtë kuptim është edhe thënia e halifes Omer ibnul Hattabit (radij Allahu anhu), i cili thotë: “Llogaritni vetveten para se të llogariteni, dhe peshojini ato para se të peshohen, dhe zbukurohuni për ditën që do të dilni para Allahut – “Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur” (ElHakkah: 18).

Siq e kanë sqaruar dijetarët, llogaritja e vetvetes është dy llojesh:
1. Llogaritja pas veprës
2. Llogaritja para veprës

Lloji i parë: Sa i përket llogaritjes pas veprës, ajo bëhet kur robi shikon në veprat e tija që kanë kaluar, për të cilat do të jap llogari para Allahut. Pra shikon në veprat e kaluara të jetës së tij, se a janë ato vepra të qëlluara dhe në ibadet, apo janë vepra të devijuara dhe në mëkat, apo janë të përziera. Pra shikon verat që kanë ikur, sepse për çdo gjë që ka kaluar do të jap llogari në ditën e gjykimit.

Por, në sheriatin e Islamit, Allahu na ka begatuar me një derë madhështore dhe të bekuar, e ajo është dera e pendimit. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) na ka lajmëruar se pendimi i rrënon të gjitha veprat e këqia që kanë kaluar, e po ashtu na ka lajmëruar se keqardhja për vepra të këqia është pendim, prandaj robi të shikoj në veprat që kanë ikur: nëse ato janë vepra të mira të drejta dhe në ibadet, atëherë le ta falënderoj Allahun. Nëse në to ka mëkate dhe neglizhencë ndaj Allahut, atëherë le të pendohet “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni
shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti” (Ez Zumer: 53). Pra mos e humbni shpresën, sepse Allahu e pranon pendimin sa do që të jetë i madh ai mëkat, dhe një pendim i sineqertë për të gjitha mëkatet është më i mirë sesa ta takoj Allahun me mëkatet e tij të shumta.

Lloji i dytë: Llogartja para veprës, është kur robi shikon në veprat e tij që do t’i bëj; asnjë hap nuk e bën dhe në asnjë rrugë nuk ecë pa e kuptuar dhe pa e ditur mirë atë, siq thonë disa dijetarë nga brezat e parë (selefët): “Për diturinë dhe të kuptuarit e një njeriu tregon ushqimi, pija dhe rruga në të cilën ecë”.

Pra e din për hapat që i qet, për veprat që i bën, se a janë ato të ligjësuara sheriatikisht, a janë të lejuara? A janë të ndaluara? Ai nuk shoqërohet me atë që do vetë, nuk pranon atë që do vetë, nuk vepron atë që do vetë, por i bën llogaritje vetvetes para se të veproj, në mënyrë që veprat e tij të jenë të peshuara me peshoren e sheriatit të Allahut, që ato vepra të jenë në pajtim me Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem).

Lus Allahun, Zotin e arshit madhështor me emrat dhe cilësitë e Tij të larta që të na përmirësoj të gjithë gjendjen tonë, dhe të mos na lë që të mbështeteti në vetvetet tona as sa një lëvizje qerpiku.

O Allah, i jep shpirtave tanë devotshmëri dhe pastroi ato, sepse Ti je më i miri që i pastron ato, Ti je kujdestari dhe mbrojtësi i tyre.

Allahu e di më së miri, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij, pejgamberin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit