Çfarë të veprojmë në rast se terminin për të luajtur futboll e kemi në kohën e dersit apo namazit me xhemat?

Çfarë të veprojmë në rast se terminin për të luajtur futboll e kemi në kohën e dersit apo namazit me xhemat?

Termini për të luajtur futboll (vëllezërit) caktohet në kohën kur nuk është koha e namazit me xhemat apo koha e dersit. Nuk do të thotë patjetër që me atë aktivitet duhet të merren në kohën e namazit me xhemat. Namazi me xhemat është obligim. Mirëpo, për njerëzit në vendin tonë (në Kosovë) edhe derset janë obligative, ngase njeriu duhet ta mësojë fenë e nuk ka arsye tek Allahu të thotë “nuk kam ditur”. Kështu sepse sot ligjërohet dersi në qytetin tënd apo afër shtëpisë tënde, andaj nuk ke arsye të thuash se nuk ke ditur. Nuk di sa je i justifikuar përderisa ke mundësi të mësosh nga derset dhe t’i ndjekësh ato. Është fjala për derset që janë rreth bazave të fesë, për akide e teuhid.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit