Çfarë vepra të veprohen për të arritur Kënaqësinë e Allahut?

  • Çfarë vepra të veprohen për të arritur Kënaqësinë e Allahut?

Së pari: veprimi i obligimeve me të cilat na ka ngarkuar Allahu. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tregon se Allahu ka thënë: “Nuk ka gjë me të cilën afrohet robi Im më shumë tek Unë sesa me obligimet…” Kur flasim për obligime, këtu hynë së pari: namazi, agjërimi etj., por edhe obligimet e tjera, si: ato ndaj vetes, ndaj familjes, ndaj të tjerëve. Nëse Allahu ta ka dhënë një pozitë, atëherë ke përgjegjësi dhe i ke obligim ata që janë nën ty.

Pas kësaj: veprimi i veprave vullnetare. Vazhdon hadithi kudsij: “…pastaj afrohet tek Unë me vepra vullnetare derisa ta dua”. Kështu arrihet dashuria dhe kënaqësia e Allahut, duke shtuar vepra vullnetare sa më shumë (pas atyre obligative).

Por, nga kjo kuptohet edhe ndalja nga mëkatet dhe gjërat e ndaluara. Pra, të kryhen obligimet e të braktisen ndalesat, të veprohen veprat vullnetare dhe të braktisen sa më shumë gjërat e urryera, të papëlqyera.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.