Dëmet e rrjeteve sociale (nga keqpërdorimi)

Dëmet e rrjeteve sociale (nga keqpërdorimi)

 

》Shkatërrimi i njeriut, i shoqërisë ku jeton, i familjes, dëmtimi në fe, në burrëri e në moral dhe nxitja në grindje e përçarje në mesin e njerëzve.

 

》Krahasimi i jetës së tij me jetën e të tjerëve pasi sheh se çfarë postojnë. Kjo e bën pastaj të largohet nga falënderimi ndaj Allahut për të mirat që ia ka dhënë, nuk i sheh ato (që posedon), e që janë të shumta. Njerëzit nuk postojnë realitetin, por fokusojnë në një moment të jetës. Kjo ka ndikim të keq tek ai dhe i sheh të mirat e veta si të mangëta apo i bëhen monoton, ngase shikon se çfarë kanë të tjerët (e të cilat ai nuk i ka).

 

》Shqetësimi, frika e varësia.

 

》Ndryshimi i personalitetit të njeriut. Kur personi varet nga rrjetet sociale atëherë identiteti i tij islam do fillojë të zbehet. Sa më shumë që lidhet për to (duke i keqpërdor) do t’i humbasë identiteti i tij fetar, moral e madje ndoshta edhe ai gjuhësor. Sa e sa dëme u kanë shkaktuar të rinjve muslimanë ato, duke bërë që t’i nxjerrin prej imanit në ateizëm, prej teuhidit në shirk, prej bindjes së fortë në Allahun në dyshime, prej kapjes së fortë për feje në dobësim!

 

》Dhënia hapësirë injorantëve të flasin për fe.

 

》Humbja e kohës. Shumë njerëz nuk ia dinë vlerën kohës. Madje disa i shndërrojnë ato në mjete përmes të cilave e humbasin kohën. Muslimani duhet ta konsiderojë shumë të çmueshme kohën (duke e shfrytëzuar çdo çast për kërkim të dijes, për vepra të mira, për dhikër, për lexim të Kuranit etj.).

 

》Lidhjet mes të rinjve (femrave e meshkujve).

 

》 Përhapja e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave.

 

》Dobësimi i ambicieve tek të rinjtë, qoftë në fe apo dunja (video argëtuese të ulëta e të marra duke u bërë të famshëm me to, veshja me rroba të femrave kinse po përçon mesazh, fjalime për t’u “liruar” nga kufizimet, qoftë fetare, shoqërore, edukative). Sheh se vajza e djali rebelohet kundër prindërve, gruaja rebelohet ndaj burrit, burri nuk sillet mirë me gruan etj.

 

》Izolimi shoqëror. Njeriu jeton në familje (fizikisht) por nuk flet e nuk ulet me ta, mendjen e zemrën e ka diku tjetër. Kur njeriu jepet shumë pas rrjeteve sociale do të shkaktojë shkëputje të lidhjeve. Këtë e vëren edhe të fëmijët kur janë të zhytur në teknologji, i thërret nuk të përgjigjen, u flet nuk ta kthejnë, dhe kjo pastaj ndikon keq tek ata (në shumë aspekte).

 

》 Humbja e synimit në jetën e kësaj bote. I riu nuk ka plan se çfarë të bëjë në jetën e tij, imiton e kopjon. Këtu na shfaqet roli i prindit, i cili nuk duhet vetëm të shikojë e të bëjë sikur nuk ka përgjegjësi për këtë.

 

Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit