Dhjetë ditët e dhul Hixhes

3f4847d5-e0a5-41ae-82a9-684788f6b69c

Dhjetë ditët e dhul Hixhes – Thënie

Kur hynin dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhxheh, imam Seid bin Xhubejr (Allahu e mëshiroftë) përpiqej aq shumë në kryerjen e adhurimeve, saqë gati rraskapitej. Sunen Ed-Daremij, 1774 dhe Bejhekiu në Esh-Shua’b, 3752. Ai thoshte: “Mos i fikni llambat tuaj gjatë këtyre dhjetë netëve!” Domethënë: Lexoni Kuran e faluni sa më shumë. Hiljetu El-Evlija’, 4/281. Hafëz ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Shkaku pse janë dalluar dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhxheh është se në to mblidhen adhurimet kryesore, si: namazi, agjërimi, lëmosha e haxhi; dhe këto nuk mblidhen në ditët e tjera të vitit.” Fet’h El-Barij, 2/466.

 

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Është çudi sesi njerëzit tregohen të pakujdesshëm ndaj këtyre dhjetë ditëve (të Dhul-Hixhxhes). Ata përpiqen fort në kryerjen e veprave të mira gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, mirëpo gjatë këtyre dhjetë ditëve gati nuk e sheh askënd që i dallon nga ditët e tjera të vitit. Nëse njeriu kryen vepra të mira gjatë këtyre dhjetë ditëve, duke e ngjallur kështu udhëzimin e të Dërguarit (sal-lAllajhu alejhi ue sel-lem) në kryerjen e tyre, atëherë ai është në mirësi të madhe.” Mexhmu’u El-Fetaua, 21/37).

 

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk ka dit në të cilat vepra e mirë është më e vlefshme sesa në dhjetë ditët (e para të Dhul-Hixhxhes).” Sahih Et-Tergib, 1149. Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhxhes janë të llojllojshme: leximi i Kuranit, përmendja e Allahut: subhanAllah, elhamdulil-lah, Allahu ekber, urdhërimi për të mirë, ndalimi i të keqes, shtimi i namazeve vullnetare, dhënia e lëmoshave, bamirësia ndaj prindërve, vizita e farefisit; veprat e mira s’mund të numërohen. Nëse e jep lëmoshë një dërhem gjatë këtyre ditëve dhe një dërhem gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, cili është më i dashur tek Allahu? Lëmosha gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhxhes është më e dashur tek Allahu sesa ajo në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.” (El-Lika’ Esh-Shehrij, 2/10) .

 

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i shpeshtonte lutjet gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhxhes dhe urdhëronte që të shpeshtohej tehlili (la ilahe il-lAllah), tekbiri (Allahu ekber) dhe tahmidi (el-hamdulil-lah).” Zad El-Me’ad, 3/360.

 

Përpiqu shumë në adhurime gjatë këtyre dhjetë ditëve!

Imam ibn Rexheb (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Adhurimet vullnetare gjatë dhjetëditëshit të parë të Dhul-Hixhxhes janë më të vlefshme sesa ato që kryhen gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Po ashtu shpërblimi për adhurimet e obligueshme gjatë këtyre ditëve shumëfishohet më tepër sesa në muajt e tjerë.” Fet’hu El-Barij, ibn Rexheb, 7/54.

 

Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Shfrytëzojeni rastin (për kryerjen e veprave të mira) gjatë këtyre ditëve madhështore (të Dhul-Hixhxhes), sepse ato s’mund të zëvendësohen dhe janë të paçmueshme.” Letaif El-Me’arif, 274.

 

Përktheu: Petrit Perçuku.

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva