Disa çështja në lidhje me COVID-19

Disa çështja në lidhje me COVID-19

Allahu e di urtësinë e kësaj pandemie. Allahu nuk vepron kot së koti. Çdo gjë që e bën Allahu ka urtësi, qëllim të caktuar, e kuptuam apo nuk e kuptuam. Njeriu nuk guxon t’ia vë gurin urtësive të Allahut ngase janë prej çështjeve sekrete, Ai nganjëherë nuk i shpalos urtësitë e Tij për krijesat. Të pretendojë se kjo (filan gjë) është urtësia pas kësaj gjëje e t’i japë ngjyrim se kjo pandemi është “ushtar” i Allahut, se është dënim për njerëzimin etj., e pastaj si pasojë të keqinterpretohet dhe të sulmohet Islami se nuk ia do të mirën njerëzimin, ai urtësitë e Allahut nuk i di dhe nuk është mirë të gjurmojë në këtë.

Disa mësime nga kjo pandemi:

-Shfaqja e fuqisë absolute të Allahut. Sado që pretendohet se njeriu e ka mbizotëruar tokën me teknologji, armatim, shkencë a civilizim, morëm mësim se sa i vogël që është njeriu, u sprovua me një virus që nuk shihet dhe u shkaktua telashe në tërë botën me të, kjo për të treguar se kush është Zoti e kush robi, se kush është i forti e kush i dobëti etj.

-Besimtari në këtë sprovë e shfaqë përulësinë ndaj Allahut. Edhe para se të ndodhë kjo pandemi ai e ka ditur se është i dobët, mirëpo pasi ka ndodhur ia ka shtuar bindjen se sa shumë i dobët që është, sa krijesë e vogël që është dhe se sa shumë nevojë ka për Allahun.

-Efektet e pasojat janë të shumëllojshme edhe pse është fjala për një virus të vetëm, si: në shëndet, në mbylljen e xhamive, në arsim, në pasuri, në plane jetësore etj. Kjo për të treguar se sa i madh është Pushteti i Allahut dhe se sa i fuqishëm është Ai.

-Është një përkujtim për të gjithë njerëzit, qofshin besimtarë apo të tjerë, që të kthehen tek Allahu. Është kohë reflektimi për njeriun dhe e marrjes së vetes në llogari, se çfarë është duke bërë në jetë, si po jeton, kah po shkon, si do të jetë përfundimi, çfarë pas vdekjes, a po përgatitet për të, dhe të tjera të tilla.

Të thuash se COVID-19 është ushtar i Allahut

Besimtari të mos i jap kahje të keqe interpretimit të çështjeve duke lënë mundësinë t’i keqkuptojnë njerëzit ato, e pastaj ta akuzojnë Islamin e të thonë: “Zoti ia do të keqen njerëzimit. A kjo qenka feja e juaj?! Ajo nuk ua do të mirën askujt.” E pastaj kjo të pasohet me mohim të Allahut apo me fyerje të Islamit. Të mos jetë besimtari ai që provokon me një keqinterpretim, duke bërë kështu pastaj që të fyhet feja jonë nga ndokush.

Hoxhë Gazmend Mehmeti – Marrë nga derset – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit