Disa gjëra që pengojnë të mos e shijosh ëmbëlsinë e namazit

  • Disa gjëra që pengojnë të mos e shijosh ëmbëlsinë e namazit:

Bërja e mëkateve. Kjo pengon më së shumti në përjetimin e kënaqësisë së adhurimeve. Andaj duhet shtuar shumë istigfarin. Nëse do të shijosh ëmbëlsinë e adhurimeve (namaz, lexim i Kuranit etj.), duhet që gjatë ditës e natës të shtosh istigfarin, me gjuhë dhe zemër, pra të thuash: “estagfirullah, estagfirullah…” e t’ia kujtosh vetes mëkatet e bëra gjatë ditës. Kështu do të mund të bësh adhurime më shumë, por edhe do t’i kryesh në mënyrë më kualitative.

Vëmendja te disa gjëra që ka lënë pa kryer para namazit. Andaj, është mirë që të përfundojë punët e gjërat që mund ta preokupojnë gjatë faljes. Kështu të rehatohet prej çështjeve të dunjasë e të hyjë në namaz (me mendje më të qetë).

Pengesat gjatë namazit. Shumë njerëz kur nisin namazin duke thënë “Allahu ekber” e thonë me gjuhë, pa zemër, pa vëmendje. E Allahu është më i madh se gajlet e tua të kësaj jete. Nëse thua “Allahu ekber” dhe hyn në namaz, por që mendja jote mbetet te punët e kësaj bote atëherë kjo nuk po i bie se me zemrën tënde ke bindjen se Allahu është më i madhi, sepse gajlet e çështjet e kësaj bote për ty po janë më të rëndësishme. Kështu është kur namazi bëhet veç një rutinë. Ndërsa, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kënaqësia e syve të mi është namazi.” Pra, prehjen, qetësinë e kënaqësinë e shpirtit e gjej në namaz. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem qetësimin prej problemeve të kësaj bote e ka gjetur në namaz. Kurse, sot, shumë namazfalës problemet e botës mundohen t’i zgjidhin në namaz. Besimtari duhet të përpiqet për përmirësim të namazit, vazhdimisht, derisa namazi i tij të bëhet kënaqësi e syve dhe prehje e shpirtit. Adhurimet Duhet përpjekje që adhurimet të mos bëhen adete. Besimtari nuk bën që të lejojë veten të bie.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit