Disa këshilla për fillestarin karshi bërjes adhurim

5e50b42d-ad10-42c2-a22d-927dadafe620

Ai që udhëzohet, në fillimet e tij ka një lloj zelli, entuziazmi. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar se çdo punë apo çdo fillim i punës ka këtë entuziazëm. Nëse ky entuziazëm nuk drejtohet në sunetin e tij, atëherë personi dobësohet në fe, devijon, e mund të kalojë edhe në bidat. Ajo që është me rëndësi është që fillestari ta shfrytëzojë këtë entuziazëm në mësimin e fesë. Entuziazmi nuk të mban gjithmonë; vullneti që ka njeriu në shpirt në fillimet e udhëzimet nëse nuk ujitet me dije e vepra të mira shkon duke u venitur. Andaj duhet vazhdimisht të mësojë për fe, së pari të mësojë për bazat e besimit, bazat e Islamit, për çështjet e besimit, pastaj të mësojë Kuran, tefsir, hadithe dhe çdo dije që ka të bëjë me fenë islame.

Besimi i njeriut është sikurse pema. Për të ekzistuar pema duhet të ujitet. Nëse nuk kujdesesh për të, thahet. Po kështu dhe besimi “ujitet” me dije dhe vepra të mira. Dija dhe vepra janë të pandashme. Ai që merr dije patjetër duhet të punojë me të. Dija e cila nuk pasohet me vepër, ajo nuk është dije realisht, thjeshtë janë informata me të cilat është pajisur personi. Dija e cila rezulton në vepër, ajo është dije me të cilën e adhuron Allahun dhe Ai është i Kënaqur me ty. Kryesorja është kryerja e farzeve dhe largimi nga haramet.

Kur flasim për obligime (farze) ka shumë. Së pari zbatimi i shtyllave të Islamit (që janë pesë), e pastaj secila prej tyre përfshin edhe vepra vullnetare (p.sh.: përveç namazit farz ka dhe namaz nafile, perveç agjerimit farz ka dhe agjerim nafile). Është mirë që fillestari të fillojë me vepra të pakta e të vazhdueshme. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Veprat më të mira tek Allahu janë ato që janë të vazhdueshme edhe nëse janë të pakta.” Dijetarët përmendin se pse të fillohet me pak vepra, kjo ngase siç thamë secili ka entuziazëm në fillim dhe mundohet të shtojë sa më shumë veprat, e dikur lodhet. Shejtani ka intriga dhe kurthe të ndryshme me të cilat i afrohet njeriut duke u munduar ta largojë prej veprave të mira. Nëse nuk mund ta ndalë në këtë, atëherë kalon te pika tjetër duke e bërë që sa më shumë të bëjë vepra të mira. Qëllimi i shejtanit në këtë rast është që kur njeriu e ngarkon veten shumë duke mos qenë ende i përgatitur shpirtërisht dhe me besim për t’i përballuar ato vepra në numër shumë, atëherë do të lodhet dhe do t’i braktisë edhe ato pak vepra që i ka bërë më herët. Andaj, duhet vazhduar duke e trajnuar e disiplinuar shpirtin. Dijetarët thonë se shpirti është sikurse fëmija, nëse e ngarkon shumë lodhet, por duhet gradualisht.

Prej veprave të cilat duhet kushtuar rëndësi besimtari është falja e namazit me xhemat. Dijetarët përmendim se kur shohësh te njeriu se ka defekt në kërkimin e dijes dhe në prezantimin e faljes me xhemat, atëherë ai pas një kohe do të lëshojë pe në çështjet fetare, apo do të fillojë të mos e fal namazin siç duhet, apo do të lëshojë pe në ndalesa e mëkate etj. Me këto dy gjëra duhet të ecë besimtari në jetën e tij gjithmonë.

Qëllim drejt të cilit duhet punuar besimtari është ruajtja e besimit dhe pastrimi i zemrës. Pastrimi i zemrës ka nevojë për përkushtim çdo ditë. Ajo që më së shumti ndihmon në këtë është kërkimi i dijes (prezantimi në ligjërata, leximi) dhe veprimi i veprave të mira, e prej tyre është prezantimi në faljen me xhemat në xhami. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Përmbanju xhematit, ngase ujku e ha delen e larguar nga kopja.” Ai që largohet nga xhemati, që nuk rri me muslimanët, që nuk falet me ta në xhami, porse ikën, atëherë ai është preh e shejtanit dhe shumë lehtë mund ta devijojë, ose nga aspekti i dyshimeve (e çon në bidate në fe, pra kalon në ekstremizëm duke i bërë muslimanët tekfir), ose nga aspekti i epsheve (e çon drejt mëkateve dhe në braktisjen e obligimeve në fe).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva