Disa njerëz shkojnë në vende ku ka haram për të bërë davet. A lejohet kjo?

Disa njerëz shkojnë në vende ku ka haram për të bërë davet. A lejohet kjo?

Disa njerëz shkojnë në vende ku ka haram për të bërë davet. A lejohet kjo?

Këta njerëz i ka mashtruar shejtani. Ata mendojnë se po veprojnë punë të mirë, por realisht ajo gjë është gabim. Për të qenë e pranuar një vepër tek Allahu, duhet të plotësojë dy kushte:

-të jetë e sinqertë për Allahun dhe

-të jetë sipas sunnetit profetik.

Andaj, nuk mjafton vetëm të thuash: “Unë po veproj sinqerisht për Allahun”, por duhet shikuar edhe në kushtin e dytë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka ndaluar të ulemi në ato vende ku pihet alkooli, ku ka përzierje të gjinive, ku ka muzikë etj.

Edhe pse nijeti i tyre është i mirë, kjo nuk ua bën atë vepër të lejuar.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.