Dy cilësi të këqija të grave

Dy cilësi të këqija të grave

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Gratë më të këqija janë الْمُتَبَرِّجَات (el muteberrixhaat)…” Këto janë ato gra të cilat dalin të stolisura e të zbukuruara (jashtë normave islame) prej shtëpive, me rroba të bukura, të stolisura e të parfumosura, të pambuluara etj. Kjo grua bëhet objektiv (cak) i shejtanit, siç ka ardhur kjo në hadith. Përmes saj shejtani përpiqet ta prishë shoqërinë islame. Kur ajo del në këtë formë prej shtëpisë së saj, bëhet “ushtar” i shejtanit, i cili përmes saj mundohet të prishë nderin, moralin e fenë e njerëzve. Ai përmes saj nxit dhe fut fitne e joshje duke përhapur gjërat e pamoralshme e imoralitetin ndër njerëz.

Pastaj vazhdon të thotë: “ الْمُتَخَيِلات (el mutekhajilet)…” Këto janë ato gra që janë kryelarta, mendjemëdha. Këtu shohim se si Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem zbukurimin, mosmbulimin e stolisjen e gruas kur del jashtë shtëpisë, e ka ndërlidhur me mendjemadhësinë e kryelartësinë. Pa dyshim mes këtyre dy cilësive ka ndërlidhje të ngushtë. Kështu, kur ajo del në atë formë që thamë, a ka mundësi që të jetë e thjeshtë, e nënshtruar dhe e përulur para Allahut? Kurrsesi, nuk ka mundësi që të ketë pastaj cilësitë e nënshtrimit e thjeshtësisë. Por, do të dalë kryelartë e mendjemadhe, duke menduar se është më e ngritur sesa të tjerat, do të ketë vetëpëlqim për dukjen etj. Një grua e tillë i bën dëm vetes me këtë, jetës së saj, e jetës bashkëshortore. E ajo e cila mundohet të jetë e thjeshtë, ka zemër të mbushur me turp.

Hoxhë Lulzim Perçuku – 📼 Dersi “Cilësitë e bashkëshortës së mirë”.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit