Falja në safin e parë

  • Falja në safin e parë

-Për këtë ka hadithe. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selam ka thënë: “Allahu dhe engjëjt dërgojnë salavate për ata që falen në safat e parë.”

-Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka nxitur vazhdimisht për faljen në safin e parë.

-Falja në safin e parë është më e mira, ngase kjo gjë tregon për kujdesin e njeriut në shpejtimin për në vepra të mira- përgjigja ndaj thirrjes së Allahut, ezanit. Muslimani shpejton që të kryejë veprat e mira dhe të arrijë kënaqësinë e Allahut. Muslimani duhet të ketë gjithmonë qëllim apo moto të jetës së tij shpejtimin në arritjen e kënaqësisë së Allahut. E prej kësaj është dhe shpejtimi për në safat e parë, e më së miri për në safin e parë.

 

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit