Familja bëjnë presion në çështje të fesë, si të veproj?

tumblr_n1gzo3L6dk1rwe56eo1_400

Familja bëjnë presion në çështje të fesë, si të veproj?

 

Duhet bërë durim. Në këtë rast ti je mjeku e ata pacientët e tu. Andaj nëse mjeku nuk tregohet i durueshëm me pacientët e tij, dështon. Mjeku së pari e kontrollon pacientin, pastaj ia jep diagnozën dhe në fund ia përshkruan ilaçin adekuat. Njashtu dhe ti që je person i udhëzuar (në fe), duhet t’i llogaritësh kështu njerëzit me të cilët ke punë, sidomos familjarët. Kështu vëren se ku është problemi pse ata nuk e pranojnë shërimin (d.m.th. udhëzimin). Ka mundësi që shkak i kësaj të jenë dyshimet që kanë në fe. Lehtë është të fitohen dyshime ndaj fesë, me një klikim, duke lexuar akuza e shpifje nga media. Duhet përpjekur që nga ky aspekt t’i shërosh ata dhe të tregohesh i durueshëm duke e ditur se nëse ti bëhesh shkak që ata të udhëzohen, do të kesh shpërblim të madh tek Allahu, e sa herë që ata veprojnë vepra të mira pas udhëzimit, një pjesë e shpërblimit do të vije tek ti. Shtesë nga kjo, ti e ke për obligim t’i këshillosh për t’u udhëzuar. Allahu thotë: “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, 3. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën…” Asr 1-3. Nëse nuk do që të jesh prej të humburve atëherë gjithsesi duhet të jesh thirrës në fenë e Allahut. Në atë që ke mësuar, besuar dhe vepruar, duhet t’i thërrasësh edhe të tjerët. Këtë e ke obligim prej Allahut. Dhe vazhdon “…e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” Kjo rrugë kërkon durim.

Ajo që të ndihmon më së shumti që të jesh i durueshëm, është mësimi/leximi i jetëshkrimit të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem (sirës), duke parë se sa shumë ka qenë i durueshëm me popullin e tij. Njerëzit kanë nxitur fëmijët dhe të çmendurit e tyre për ta gjuajtur Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem me gurë, por ka bërë durim dhe ka thënë: O Allah falja popullit tim se ata nuk dinë (se kjo në të cilën po i thërras është e vërteta e shpëtimi)! Madje Allahu ia ka dërguar engjëllin e kodrave dhe i ka thënë se ai i bën bashkë kodrat dhe i shkatërron vendbanimet e Taifit, por ai i ka thënë jo sepse ndoshta prej tyre dalin njerëz që e adhurojnë Allahun. Këtu është treguar i durueshëm dhe nuk e ka lutur Allahun t’i shkatërrojë. Pas vdekjes së Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur njerëzit kanë filluar të dalin prej Islamit, grupe-grupe ashtu siç kanë hyrë në Islam, vetëm në tre vende ka mbetur i fortë Islami: në Meke, Medine dhe Taif. Andaj sa më shumë që tregohemi të durueshëm në këtë rrugë, aq më shumë do të kemi sukses.

Duhet parë se ndoshta problemi tek ta janë epshet/dëshirat për pasuri, andaj i shëron nga ky aspekt duke ua shpjeguar realitetin e kësaj jete, se ajo është kalimtare dhe e përkohshme, nuk duhet të kapemi pas saj ngase na pret bota tjetër dhe atje do ta marrim shpërblimin e dënimin.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva