Forma e namazit prej abdesit e deri në dhënien e selamit – pjesa e parë

Shejh AbdulAzīz bin Bāz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/8473

Drejtuar shkëlqesisë së tij, shejhut AbdulAzīz bin Abdullah bin Bāz (Allahu e ruajt):

Selāmun alejkum ue rahmetullāhi ue berekātuhū:

Më tej:

Dua të bëj një pyetje e cila po më ngjallë mjaftë mëdyshje dhe kërkojë nga shkëlqesia juaj të më bëni nder duke u përgjigjur rreth saj në mënyrë të hollësishme. Allahu ua shpërbleftë me të mira!

Pyetja: Unë jam një vajzë myslimane e kapur për feje; bëj punë të mira dhe largohem nga të këqijat. Mirëpo, megjithëkëtë, unë nuk e fali namazin për shkak të mëdyshjeve. Kjo sepse njerëzit në Irak janë të ndarë në dy grupe: njëri grup thirren shia, kurse tjetri sunne dhe namazi i secilit prej tyre ndryshon nga tjetri, ndërkohë që të dy grupet pretendojnë se namazi i tyre është më i sakti. Edhe nëse falem sipas shiave apo sunnive, prapëseprapë vesveset nuk më ndahen. Për këtë arsye, shpresoj të më tregoni për namazin, prej abdesit e deri në dhënien e selamit!

Përgjigjja: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Lavdi dhe falënderimi i përkasin Allahut! Salati dhe selami i Tij qofshin për të Dërguarin, për familjen dhe shokët e tij, si dhe për të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin e tij.

Më tej:

E lus Allahun që ty dhe motrave tua myslimane t’ju jap sukses dhe udhëzim!

Së pari: të këshilloj që të kapesh/qëndrosh pas asaj në të cilën janë Ehlu Suneti dhe Xhemati dhe që peshorja e çdo çështje të jenë fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Peshorja është Libri i Allahut dhe Suneti i vërtetë i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), qoftë ai në fjalët apo në jetëshkrimin e tij. Ehlu Suneti janë më parësorët për këtë dhe janë ata që u është dhënë sukses në këtë çështje. Ata janë shokët e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe pasuesit e tyre në të mira. Shiat kanë gabime të shumta e të mëdha. E lusim e Allahun të na udhëzojë ne dhe ata, në mënyrë që të kthehen tek Kurani dhe Suneti dhe t’i lënë anash bidatet që i kanë. Andaj, të këshillojmë që të kapesh pas rrugës së Ehlu Sunetit dhe Xhematit dhe të qëndrosh e patundur në të derisa ta takosh Zotin tënd në atë gjendje.

Tani sa i përket pyetjes rreth namazit; ti e ke obligim të falesh dhe nuk të takon ta lësh namazin, sepse ai është boshti i Islamit dhe shtylla e dytë madhështore e tij. E vërteta është në atë që janë Ehlu Suneti, qoftë në namaz, apo në çështje tjera. Pra, ti e ke për detyrë të falesh ashtu siç falen Ehlu Suneti dhe duhet të kesh kujdes nga shkujdesja në këtë, ngaqë namazi është boshti i Islamit dhe lënia e tij është kufër dhe devijim. Prandaj, ti duhet të ruhesh nga lënia e tij dhe është obligim për ty, si dhe për çdo mysliman e myslimane ta falin sa më parë atë dhe ta ruajnë në kohët e caktuara të tij. Ashtu siç thotë Allahu i Madhërishëm:

“Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me përkushtim e përulje para Allahut (në namaz).” (El-Bekare, 238).

“Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).” (El-Bekare, 43)

“Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut!” (En-Nūr, 56)

Kështu, ti duhet të përkujdesesh ndaj namazit, të përpiqesh fort në faljen e rregullt të tij dhe t’i këshillosh ata që i ke përreth për këtë. Atyre që e falin rregullisht namazin, Allahu ua ka premtuar Xhenetin dhe nderimin. Allahu i Patëmetë thotë:

“Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre.” (El-Mu’minūn, 1-2) Pastaj i numëroi cilësitë madhështore të besimtarëve, të cilat i përmbylli me fjalët e Tij:

“…dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” (El-Mu’minūn, 9-11) Ky është një premtim madhështor i Allahut të Lartësuar për ata që falen dhe që janë besimtarë. Ndërsa, në suren El-Me’ārixh Allahu thotë:

“Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm: kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort, por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac. Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre.” (El-Me’ārixh, 19-23) Në vazhdim përmendi cilësi madhështore dhe pastaj tha: “… dhe ata që i falin namazet rregullisht. Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.” (El-Me’ārixh, 34-35)

Andaj, ne të këshillojmë që të kujdesesh ndaj namazit dhe ta falësh rregullisht atë.

Vijon…

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva