Gjatë namazit duart në sexhde a duhet të vendosen më poshtë se fytyra, apo duhet me qenë në një vijë të drejtë?

Përgjigje: “I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, (në sexhde) mbështetej në shuplakat e duarve dhe i zgjeronte ato, kurse gishtërinjët i bashkonte dhe i drejtonte kah kibla.” E transmeton Bejhekiu me sened (zingjir)të saktë.

“Duart i vendoste paralel me cepin e supeve.” E transmetojnë Ebu Dawudi dhe Tirmidhiu i cili vlerëson si sahih (autentik). E nganjëherë:

“i vendoste paralel me veshët.” E transmetojnë Ebu Dawudi dhe Nesaiu me sened të saktë.

(Shih: “Sifetu salatin-nebij” të Shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë, faqe: 141).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit