Gjendja e rëndë nuk zgjatë përherë (këshillë)

  • Post category:Këshilla
Gjendja e rëndë nuk zgjatë përherë (këshillë)
  • Çdokush i cili është i sinqertë me Allahun dhe e ka frikë Atë, le ta dijë se Ai shumë shpejt do t’i bëjë rrugëdalje. Ky është premtim prej Tij, dhe Ai i përmbushë premtimet. Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)…” Talak 2. “Pas vështirësisë vjen lehtësimi.” Inshirah 5. Gjendja e rëndë nuk zgjatë përherë. Por, Allahu i sprovon robërit e Tij për të parë durimin e tyre (edhe pse Ai e di mirë këtë), e gjithashtu dhe që t’i përmirësojë ata. Nganjëherë njeriu nuk përmirësohet përveçse kur i vjen një fatkeqësi, sprovë a vështirësi. Këtu ai kthjellet, gdhendet, edukohet dhe përmirësohet, si dhe kjo gjë e orienton drejt Allahut dhe e trajnon në durim. Ndihma e Allahut është afër besimtarëve dhe punëmirëve. Te besimtari mbetet mbështetja në Allahun, marrja e shkaqeve dhe pritja e lehtësimit/ndihmës prej Tij. Nuk lejohet që të ketë mendim të keq e të mendojë se kurrë nuk do të bëhet mirë për të. Por, duhet të jetë pozitiv, optimist dhe të ketë mendim të mirë për Allahun, se Ai do t’ia sjellë lehtësimin e ndihmën.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.