Islami, imani, ihsani

Islami, imani, ihsani

Këto të tria përfshijnë të gjithë fenë tonë. Umer ibn Khatabi radijAllahu anhu ka treguar: “Një ditë sa kemi qenë duke qëndruar ulur te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka ardhur një njeri me rroba të bardha, kurse flokët e zeza, tek ai nuk janë vërejtur gjurmët e udhëtimit, e as nuk e njihnim. Vazhdoi derisa erdhi të ulet te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. I mbështeti gjunjët e vet te gjunjët e tij dhe duart e veta i vendosi mbi kofshët e tij (ose kofshët e veta ose të Pejgamberit). Dhe pyet: “O Muhamed, më trego se çfarë është Islami?” –“Islami është të dëshmosh La ilahe ilAllah Muhameden resulullah, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin (në Qabe) nëse ke mundësi).” –“Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm (edhe pyet edhe saktëson).” –“Më trego se çfarë është besimi (imani)?” –“Imani është të besosh Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe Kaderin e Tij (të mirën apo të keqen e tij).” –“Të vërtetën e the. Më trego se çfarë është ihsani (bamirësia)?” –“Ihsani është të adhurosh Allahun sikur je duke e parë, edhe pse nuk e sheh Ai të sheh.” –“Më tregon për Kiametin (kur do të ndodhë)?” –“Ai të cilin po e pyet nuk di më shumë sesa pyetësi.” –“Atëherë më trego shenjat e tij?” –“Kur robëresha lind të zonjën e saj, kur sheh ata të cilët ishin të zhveshur, të zbathur, të varfër çoban të deleve, të garojnë me njëri-tjetrin se kush po bën ndërtesa më të larta.” Pastaj ky njeri ka ikur e unë kam qëndruar një kohë dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem më pyet: “O Umer, a e di se kush ishte?” –“Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” –“Ishte Xhibrili. Erdhi t’ua mësojë fenë e juaj.”  Muslimi.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Tri parimet.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit