Këshilla të dobishme 41

  • Post Category:Këshilla
Këshilla të dobishme 41
  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej shkaqeve që ndihmojnë në forcimin e besimit është kryerja e shumtë e veprave të mira, ku më të rëndësishmet janë ato të obliguarat, pastaj adhurimet vullnetare.” Nurun ala Ed-Derb, 12/16.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sëmundja e dijes është mendjemadhësia, ndërsa sëmundja e veprës është dyfaqësia.” Er-Reddu ala Esh-Shadhilij, 207.

 

  • Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shpeshtojeni kërkimin e faljes nga Allahu: në shtëpitë tuaja, në sofrat tuaja, në lagjet tuaja, në tregjet tuaja, në ndejat tuaja dhe kudo që të jeni sepse ju nuk e dini kur zbret mëshira e Tij.” Xham’iu El-Ulum, 344.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu duhet që posa t’i jepet mundësia për kryerjen e ndonjë adhurimi, ta kryejë sa më parë atë, në mënyrë që të mos ia mësojë vetes përtacinë dhe në mënyrë që Allahu i Madhërishëm të mos e lë prapa.” Esh-Sherh El-Mumti’, 5/90.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush ka mendim të mirë për veten, ai është njeriu që më së paku e njeh veten.” Medarixh Es-Salikin, 1/189.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ditët e haxhillëkut na e kujtojnë ditën e Kiametit (ringjalljes).” Hadithu Es-Sabah, 98.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e zbaton urdhrin e Allahut dhe pastaj i ndodh ndonjë sprovë, pa dëshirën e tij, Ai e ndihmon ndaj saj; ndryshe nga ai që vet i ekspozohet sprovave.” Mexhmu’u El-Fetaua, 10/578.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “E vërteta është ajo për të cilën tregon argumenti (Kurani dhe Suneti) e jo në atë që e veprojnë njerëzit.” Mexhmu’u El-Fetaua, 7/367.

 

  • Përpiqu shumë në adhurime gjatë këtyre dhjetë ditëve!

Imam ibn Rexheb (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Adhurimet vullnetare gjatë dhjetëditëshit të parë të Dhul-Hixhxhes janë më të vlefshme sesa ato që kryhen gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Po ashtu shpërblimi për adhurimet e obligueshme gjatë këtyre ditëve shumëfishohet më tepër sesa në muajt e tjerë.” Fet’hu El-Barij, ibn Rexheb, 7/54.

 

  • Mejmun ibn Mehran (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Vërtetë, veprat tuaja janë të pakta, andaj, jini të sinqertë në to.” Hiljetu El-Evlija’, 4/92.

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Prej gjërave që më së shumti e shpëtojnë njeriun nga zjarri i Xhehenemit është bamirësia ndaj krijesave me pasuri e me fjalë.” Behxhetu Kulub El-Ebrar, 44.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Suneti për atë që ther kurban është: një pjesë ta mbajë për vete, një pjesë ta japë lëmoshë për të varfrit dhe  një pjesë t’ua dhurojë të afërmve e fqinjëve.” Mexhmu’u El-Fetaua, 18/39.

 

  • Ebu Asim (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Kur e kam kuptuar se përgojimi i dëmton ata që përgojojnë, më kurrë se kam përgojuar askënd.” Et-Teubihu ue Et-Tenbih, Ebu Esh-Shejh El-Asbehanij, 83.

 

  • Dikush i tha Hasen El-Basriut (Allahu e mëshiroftë): “Filani të ka përgojuar!” Kur e dëgjoi këtë, ia dërgoi një pjatë me hurma dhe i tha: “Më ke dhuruar disa prej veprave tua të mira, andaj desha të ta kthej këtë të mirë.” Fejd El-Kadir, El-Munauij, 3/166.

 

  • Mutarrif ibn Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sikur të peshohej shpresa dhe frika e besimtarit, asnjëra nuk do të vinte më rëndë se tjetra.” Hiljetu El-Evlija, 2/208.
  • Ibn El-Haxhxh El-Malikij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kundërshtimi i Sunetit nuk sjell të mira. E tërë e mira është në pasimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) si në çështjet e vogla, ashtu edhe në ato të mëdhatë.” El-Med’hal, 2/218.

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Adhurimi i idhujve dhe adhurimi i varreve, që të dyja janë adhurim ndaj shejtanit.” Sherh Fet’h El-Mexhid.

 

  • Jusuf ibn Esbat (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Allahu nuk e pranon veprën në të cilën ka dyfaqësi qoftë edhe sa thërrmija.” Hiljetu El-Evlija’, 8/240.

 

  • Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse e fal e namazin, risku do të të vije prej nga nuk e llogarit fare.” Tefsir ibn Kethir, 5/327.

 

  • Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Përmbajtja e gjymtyrëve nga haramet është më mirë sesa kryerja e një haxhi vullnetar apo një adhurimi tjetër; madje ajo është më e rëndë për shpirtin.” Letaif El-Me’arif, 251.

 

  • Enesi (radijAllahu anhu) tregon: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte njeriu më i mëshirshëm ndaj fëmijëve dhe ndaj anëtarëve të familjes.” Es-Sahiha, 2089.

 

  • Ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nëse askush prej njerëzve nuk e kryen haxhillëkun, qoftë edhe vetëm për një vit, qielli do të binte mbi tokë. Kështu ka thënë përkthyesi i kuptimeve të Kuranit, ibn Abbasi (radijAllahu anhuma).” Miftah Dar Es-Se’adeh, 2/868.

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme?” (Lukman, 20). Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shpjegon: Domethënë: ju ka përfshirë e mbuluar me dhuntitë e Tij të shumta, të dukshme e të padukshme, disa prej të cilave i dimë e disa jo. Begati në jetesë, në fe, në arritjen e të mirave, në largimin e dëmeve. Andaj, detyra juaj është t’i jeni mirënjohës për këto begati, duke e dashur Begatuesin, duke iu nënshtruar Atij, duke u ndihmuar me to në punë të mira dhe duke mos e shfrytëzuar asnjë prej tyre në bërjen e mëkateve.” (Tefsir Es-Si’dij, 593)

 

  • Jusuf ibn Esbat (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Zemrat u krijuan si vende për ta përkujtuar Allahun, mirëpo u bën vende ku mblidhen epshet.” (Sijer A’lam En-Nubela’, 9/170)

 

  • Ibn Aun (Allahun e mëshiroftë) thotë: “Kur epshi e mund zemrën, njeriu e sheh si të mirë atë që më herët e shihte si të shëmtuar.” (El-Inabetu Es-Sugra’, 231)

 

  • Përcillet se imam Mutarrif ibn Shihhir (Allahu e mëshiroftë) i tha njërit: “O filan! Nëse ke nevojë diçka për mua, mos më thuaj, por shkruaje në një copë letre, pastaj me jep atë; sepse unë e urrej ta shoh nënçmimin e lypjes në fytyrën tënde!” (Sifetu Es-Safue, 2/133)

 

  • Auf ibn En-Nu’man Esh-Shejbanij (radijAllahu anhu) kishte thënë gjersa ende nuk ishte musliman: “Më e dashur tek unë është të vdes nga etja sesa të mos e mbaj premtimin.” (El-Emthal, Ebi Ubejd ibn Sel-lam, 71)

 

  • Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) thotë: “Ndodh që shfryrja e epshit për një çast të shkurtër, të lë pas vete pikëllim të gjatë.” (Ez-Zuhd, ibn Mubarak, 1/98)

 

  • “Prej gjërave më të mira që i sjellin dobi njeriut gjatë jetës dhe pas vdekjes janë:

– frika ndaj Allahut dhe

– vepra e mirë.” (Raudatu El-U’kala’, 224)

 

Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë (njeriun)!” (Et-Tarik, 8). Ai që është i Fuqishëm për ta kthyer trupin tënd pasi që bëhet pluhur, është i Fuqishëm për ta kthyer mirëqenien, shëndetin dhe lumturinë. Andaj, qetësohu, sepse Allahu është më i mëshirshëm për ty sesa ti për veten tënde!

 

Allahu i Lartësuar thotë: “Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve.” (Al-Imran, 140). Jetoni me mendim të mirë për Zotin tuaj dhe prisni e përgatituni për më të bukurën! Patjetër do të vij radha e ditëve tuaja të bukura. Ndoshta ato fillojnë që nesër!

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ndodh që zemra të sëmuret e t’i shtohet sëmundja, ndërkohë që njeriu s’di gjë për këtë, ngaqë është i angazhuar me gjëra tjera dhe është larg njohjes së shkaqeve të shëndetit të saj. Madje, ndodh që zemra vdes dhe njeriu nuk e ndien vdekjen e saj.” (Igathetu El-Lehfan, 1/113).

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Dembelia është origjina e mossuksesit dhe e dështimit. Dembeli nuk arrin asnjë të mirë, asnjë nderim dhe nuk arrin asgjë as në çështjet e kësaj bote e as në ato të fesë.” (Behxhetu Kulubi El-Ebrar, 34)

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Muslimani nuk e humb fenë, dhe po ashtu nuk e humb jetën e kësaj bote, por bashkon mes dobive të fesë e të dunjasë. Ky është muslimani. E si është çështja nëse ai e humb kohën në gjëra të kota, në lojëra, në ndjekje të telenovelave, filmave, kanaleve televizive, dëgjimit të këngëve, në klube sportive, në ndjekje të ndeshjeve! E çuditshme është se ai nuk mërzitet! Nuk mërzitet nga të ndenjurit zgjuar natën! Nuk mërzitet nga lodhja në këto gjëra, edhe pse ato e dëmtojnë atë. Ndërkohë që lodhet nga adhurimi dhe bindja ndaj Allahut, përveç atij që Ai e ka mëshiruar! (Marr nga faqja zyrtare e shejhut)

 

  • Kur Kurani me prehjen e tij futet në zemër, prej saj dalin dynjaja me mjerimet e saj!

 

  • Nëse e ki shpirtin e dobët, forcoje me Kuran! Nëse e ke shpirtin e fortë, bëje të qëndrueshëm më Kuran! Nëse e ke shpirtin të pikëlluar, ngushëlloje me Kuran! I tërë Kurani është mëshirë! =

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur të jini të pranishëm tek i sëmuri apo i vdekuri, thoni vetëm fjalë të mira, sepse engjëjt thonë: “Amin!” për fjalët që ju i thoni!” (Muslimi).

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Bindja është dhurata më e vlefshme e Zotit për njeriun.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/155)

 

– Kurani është dritë për zemrën

– Udhëzim për mendjen

– Qetësi dhe ngopje për shpirtin

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Nëse thirrësit islam sot dëshirojnë ta bashkojnë ummetin, të ngjallin vëllazërinë dhe ndihmën e ndërsjellë, atëherë le të fillojnë me përmirësimin e besimit të muslimanëve.” (Medhahir Da’fi El-Akideh, 16)

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dhënia e lëmoshës i ngjason luftës; frikacaku ikën, ndërsa trimi qëndron i patundur.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 14/95)

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë njohuri rreth shumicës së mëkateve, e veçanërisht rreth atyre të zemrës, si: mendjemadhësia, mburrja, dyfaqësia etj. Madje ndodh që njeriu të ketë shumë prej tyre, e të mos e ndiej një gjë të tillë. Kjo ndodh për shkak të largimit nga dija fetare dhe mungesës së largpamësisë.” (Tejsir El-Kerim Er-Rahman, 271)

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Xheneti i Firdeusit dallon nga ai i Adnit në atë se Allahu i Lartësuar i mbolli pemët e tij (Firdeusit) me Dorën e Vet, ashtu siç e krijoi Ademin me Dorën e Vet dhe e shkroi Teuratin me Dorën e Vet.” (Sherh El-Kafijeh Esh-Shafije, 1/184)

 

  • Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “O muslimanë! Pash Allahun, ejani të qajmë për Kuranin, Sunetin dhe pasuesit e tyre! Dhe thoni: “O Allah! Na shpërble në këtë fatkeqësi tonën!”, sepse Islami dhe Suneti përsëri janë bërë të huaj në mesin e njerëzve.” (Tarih El-Islam)

 

E tërë surja Jusuf është lavdërim për moralin e Jusufit (alejhis-selam)! Aty përmendet se ai ishte: njeri i ditur, shumë i urtë, bamirës, i sinqertë, durimtar, i frikohej Allahut, etj.  Në asnjë ajet të sures nuk lavdërohet bukuria e tij, edhe pse ishte njeriu më i bukur. Çfarë të bën dobi bukuria, nëse veprat nuk i ke të mira?!

 

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.