Këshilla të dobishme 47

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Fatkeqësitë janë thirrje dhe paralajmërim për njerëzit që t’i kthehen Allahut.” Mexhmu’u El-Fetaua, 5/174.

 

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Vlera e njeriut është në varësi të asaj që e kërkon. Andaj, ai që vrapon pas dunjasë, nuk ka njeri më të ulët se ai, sepse dunjaja është e ulët.” Letaif El-Me’arif, 245.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nëse njeriu shpëton nga fitneja (sprova) e dyshimeve dhe ajo e epsheve, arrin dy synimet kryesore që kërkohen, nëpërmjet të cilave ai lumturohet, shpëton dhe përsoset; ato dy synime janë: udhëzimi dhe mëshira (e Allahut).” Igathetu El-Lehfan, 2/168.

 

  • Umeri (radijAllahu anhu) kur e mbante hutben lutej: “O Allah! Na mbroj me ruajtjen Tënde dhe na përforco në kryerjen e urdhrave të Tua!” Rasail ibn Rexheb, 1/339.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Në shoqërinë në të cilën përhapet injoranca dhe pakësohet dija fetare, përhapet e kota dhe pasuesit e saj gjejnë hapësirë për përhapjen e kotësive të tyre.” Mexhmu’u El-Fetaua, 8/77.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Mosngutja duhet të jetë në çdo gjë, përveç në punët për botën tjetër.” D.m.th.: ato duhet të kryhen sa më parë. Es-Sahiha, 1794.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mos urrej asgjë që Allahu ka zgjedhur për ty, sepse ndodh që Ai të zgjedhë atë që përmban dobi madhështore për ty e ndërsa ti s’di gjë për të.” Sherh Rijad Es-Salihin, 3/309.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “E mira në tërësi është fryt që vilet nga pema e dijes fetare, ndërsa e keqja në tërësi është gjemb që të shpon nga pema e injorancës.” Miftah Dar Es-Se’adeh, 116.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “S’duhet të ketë zili (lakmi të lavdëruar), përveçse në dy persona: në atë të cilit Allahu ia ka dhënë Kuranin e ai e lexon atë gjatë natës e ditës dhe në atë të cilit Allahu i ka dhënë pasuri e ai shpenzon prej saj (për hir të Tij) gjatë natës e ditës.” Buhariu dhe Muslimi.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Muzika e prishë zemrën. E kur zemra prishet, atëherë në të ngjallet dyfytyrësia (nifaku). Nëse njeriu i mençur ndalet e mendon thellë rreth gjendjes se ithtarëve të muzikës dhe gjendjes së ithtarëve të përmendjes së Allahut e të Kuranit, i qartësohet mendjemprehtësia e sahabëve (shokëve të Profetit) dhe njohuritë që i kishin për sëmundjet e zemrave dhe ilaçet e tyre.” Igathetu El-Lehfan, 1/251.

 

  • Imam Ubejd ibn Umejr (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Thënia “subhanAllahi we bihamdihi” në regjistrin e veprave të besimtarit është më e mirë për të sesa t’i shndërrohen atij malet e krejt botës në ar.” Musannef ibn Ebi Shejbe, 7/68.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kurani është shërim për zemrat. Kush ka në zemër sëmundje të dyshimeve e të epsheve, le ta dijë se në Kuran do të gjejë argumente të cilat e ndajnë të vërtetën nga e pavërteta.” Mexhmu’u El-Fetaua, 10/95.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Brezat e parë të muslimanëve preferonin të mos bëjnë dallime mes fëmijëve të tyre në puthje.” Tuhfetu El-Meudud, 229.

 

  • Imam Kurtubiu (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Allahu i mëshiroftë brezat e parë të muslimanëve! Ata ishin shumë të përkushtuar në këshillën e tyre drejtuar çdokujt që posedon mendje të shëndoshë dhe thanë: “Sado që të luash me diçka, kujdes e mos luaj me fenë tënde!” El-Xhami’ li Ahkami El-Kuran, 1/399.

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Dije se zemrat nuk mbesin në dëlirësinë e tyre, por ndryshken dhe kanë të nevojë të pastrohen. E pastrimi i tyre është te leximi i librave të dijes fetare.” Telbis Iblis, 290)

 

  • Uthman ibn Hadir El-Ezdij (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Hyra tek ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) dhe i thashë: “Më këshillo!” Ai më tha: “Qëndro i patundur në rrugën e drejtë, ndiq dhe mos shpik (në fe), ndiqi gjurmët e brezave të parë të muslimanëve dhe mos bëj bidate!” Dhemm El-Kelam, imam El-Hereuij.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk i takon njeriut të mençur të mbështetet në jetën e kësaj bote, apo të mashtrohet me të, apo të hutohet me të nga jeta e botës tjetër.” Sherh Rijad Es-Salihin, 3/356.

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur Allahu t’i shtonte mjetet e jetesës për robërit e Vet, ata do ta mbushnin Tokën me mbrapshti. Por Ai u jep me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.” (Esh-Shura’, 27). Imam Katadeh ibn Di’ameh (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përpara thuhej: “Risku (furnizimi) më i mirë është ai që nuk të bën t’i kalosh kufijtë dhe që nuk të huton.” Tefsir Et-Taberij, 21/536.

 

  • Imam El-La’leka’ij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Mjafton si turp për atë që nuk falet mospajtimi i dijetarëve për të se a është musliman apo jobesimtar?” Sherh Usul I’tikad Ehli Es-Sunne, 204).

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten!” (El-Hashr, 19). Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Allahu e ndëshkon njeriun i cili e harron Atë me dy ndëshkime: Ai (Allahu) e harron atë dhe bën që ai ta harrojë vetveten.” Bedai’u Et-Tefsir, 3/147.

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Nëse dynjaja ikën, Allahu e zëvendëson atë, sepse risku është në Dorën e Tij. Mirëpo, nëse ikën feja, çfarë e zëvendëson atë?!” Sherh Risaleti Ed-Dela’il, 80.

 

  • Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë) gjersa ishte duke vdekur tha: “Nuk di që në tërë pasurinë time të ketë një dirhem të dyshimtë.” Tabekat Esh-Shafi’ijje). Tha një dirhem “të dyshimtë”, dhe nuk tha “një dirhem haram!”

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shpejtoni drejt pendimit, braktisjes së mëkateve dhe keqardhjes për to, sepse Allahu ia pranon pendimin atij që pendohet.” Mexhmu’u El-Fetaua, 2/28.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sa e sa njeriu zgjohet në mëngjes, mirëpo nuk e arrin mbrëmjen! Sa e sa njeriu e arrin mbrëmjen, mirëpo jo mëngjesin! Sa e sa njeriu i vesh rrobat në mëngjes, mirëpo i hiqen te larësi i xhenazeve!” Sherh Rijad Es-Salihin, 3/458.

 

  • Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Besimi në kader (caktimin e Allahut) ndikon në: burrërinë tënde, trimërinë tënde, bujarinë tënde dhe në bindjen tënde se do të goditesh vetëm nga ajo që ta shkruar Allahu.” Garetu El-Eshritah, 1/395.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kurani është këshilluesi më madhështor përmes të cilit Allahu i këshillon zemrat. Mirëpo, kur u lexohet zemrave të ngurta, Allahu na ruajttë, ato nuk zbuten, por u shtohet edhe më shumë ngurtësia.” Sherh Rijad Es-Salihin, 3/344).

 

  • Uthman ibn Affani (radijAllahu anhu) thoshte: “Nuk më pëlqen të më kalojë një natë e një ditë pa lexuar fjalët e Allahut (Kuranin).” Es-Sunneh, 1/147).

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete.” (El-Kehf, 28). Ibn Kethiri shpjegon: “Domethënë: rri me ata robër të Allahut të cilët e përmendin Atë me fjalët: La ilahe il-lAllah, elhamdulil-lah, subhanAllah, Allahu ekber, dhe të cilët e lusin Atë në mëngjes e mbrëmje, (rri me ta) edhe nëse janë të varfër, apo të pasur, apo të fuqishëm apo të dobët.” Tefsir ib Kethir, 5/152.

 

  • Hudhejfe ibn Katade (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse i bindesh Allahut kur nuk të sheh askush, Ai do të ta përmirësojë zemrën tënde, deshe apo nuk deshe.” Sifetu Es-Safue, 4/270)

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për mësim, prandaj a ka ndokush që merr këshillë?!” (El-Kamer, 17). Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Lehtësimi i mësimit të tij përfshin: lehtësimin e mësimit përmendsh të fjalëve të tij, lehtësimin e kuptimit të domethënieve të tij dhe lehtësimin e zbatimit të urdhrave dhe ndalesave të tij.” Es-Sauaik El-Mursele.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit