Këshilla të dobishme 48

 

  • Abdullah ibn Amri (radijAllahu anhu) thoshte: “Sikur një njeri prej banorëve të zjarrit të dilte në këtë botë, të gjithë banorët e saj do të vdisnin nga pamja e tij e trishtueshme dhe nga era e keqe që e mban.” Er-Rikkatu ue El-Buka’u, ibn Ebi Ed-Dunja, 104.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush dëshiron që Allahu t’i përgjigjet gjatë vështirësive e gjendjeve të rënda, le t’i shpeshtojë lutjet kur është në mirëqenie.” Es-Sahiha, 593)

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njeriu duhet t’i rrijë gati besimit të vet dhe ta shtoj atë. Dhe gjëja kryesore që e shton besimin është meditimi rreth librit të Allahut dhe kuptimeve të” Tejsir El-Kerim Er-Rahman, 2/606.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “T’i lutesh Allahut për prindërit e tu gjatë namazit të teravive apo namazit të natës, është shumë më mirë sesa të therësh dhjetë deve për ta.” Lika El-Bab El-Meftuh, 115.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu i Madhërishëm thotë: “Unë jam me robin tim kur ai më kujton dhe i lëviz buzët duke me përmendur Mua.” Sahih Et-Tergib, 1490).

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nuk i takon njeriut të tregohet i pakujdesshëm ndaj netëve dhe ditëve të vlefshme. Nëse tregtari tregohet i pakujdesshëm ndaj sezonit të fitimeve, kur do të fitojë?” Minhaxh El-Kasidin, 343.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Jeta e këndshme, e kënaqshme dhe përhershme është ajo e botës tjetër. Ndërkaq, sado që jeta e kësaj bote të jetë e këndshme dhe e rehatshme, ajo do të përfundojë.” Sherh Rijad Es-Salihin, 3/364.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e prish agjërimin qëllimisht dhe pa ndonjë arsye (fetare), ai ka bërë një prej mëkateve të mëdha.” Mexhmu’u El-Fetaua, 25/225.

 

  • Imam Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Femrës nuk i pranohet agjërimi gjatë ciklit menstrual dhe ajo duhet ta kompensojë atë.” Mexhmu’u El-Fetaua, 15/190.

 

  • Imam El-Meruedhij (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Kur imam Ahmedit i tregonin për dikë se është pasues i gjurmëve të brezave të parë të muslimanëve, ai interesohej për të dhe kishte dëshirë të takohej e të njihej me të.” El-Adab Esh-Sher’ijjeh, 2/8.

 

  • Enesi (radijAllahu anhu) tregon: “Fatimeja (radijAllahu anha) ia dha një copë bukë elbi të Dërguarit (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: “Ky është ushqimi i vetëm që babai yt e ka ngrënë këto tri ditë e fundit.” El-Musned, imam Ahmedi, 20/440, nr. 13223.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kushdo që ia kthen shpinën Kuranit e Sunetit, ai është pasues i epshit të vet, i pabindur ndaj Zotit dhe e meriton zemërimin e dënimin e Tij.” Mexhmu’u El-Fetaua, 2/149.

 

  • Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Muslimanët le ta lexojnë Librin e Zotit të tyre dhe le të meditojnë rreth tij me zemra, sepse ai do të jetë mbrojtje për ta nga devijimi e humbja.” Mexhel-letu Et-Temeddun El-Islamij, 24/421-426.

 

  • Habbab bin El-Erett (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Afrohu tek Allahu me çfarë të mundesh prej veprave të mira. Mirëpo, dije se nuk do të afrohesh tek Allahu me diçka më të dashur tek Ai sesa leximi i fjalës së Tij.” Halk Ef’al El-‘Ibad, Buhariu, 40.

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Meditimi rreth Kuranit është çelësi i dijeve e njohjeve; përmes meditimit rreth tij vjen çdo e mirë, shtohet besimi në zemra dhe forcohen rrënjët e pemës së tij (besimit).” Tefsir Es-S’idij, 189.

 

  • Njëri nga brezat e parë të muslimanëve thotë: “Kur e lexoja ndonjë shembull në Kuran dhe nuk e kuptoja, qaja me keqardhje për vetën time, sepse Allahu thotë: “Këta shembuj Ne ua paraqesim njerëzve, por ata nuk i kupton kush, përveç të diturve.” (El-A’nkebut, 43). Tefsir ibn Kethir.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Agjëruesi duhet të shpeshtojë leximin e Kuranit me meditim e kuptim, të shpeshtojë namazet vullnetare, lëmoshat, përmendjen e Allahut, si dhe veprat tjera që afrojnë tek Ai, gjatë natës e ditës, në mënyrë që të shfrytëzojë kohën e tij, të arrijë shumëfishimin e veprave të mira dhe ta kënaqë Krijuesin e tokës e të qiejve.” Mexhmu’u El-Fetaua, 15/46.

 

  • Nga Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë) përcillet se kur ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) dilte nga shtëpia dhe nisej për në xhami, fqinjët anësh rrugës e dinin se ai kishte kaluar, nga era e mirë që mbante. El-Edeb, ibn Ebi Shejbe, 92. =

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kryerja e veprave sa për sy e faqe (er-rija) është një sëmundje e rrezikshme që ka nevojë për trajtim serioz dhe për ushtrim të shpirtit që veprat të kryhen sinqerisht për Allahun.” El-Kaul Es-Sedid, 147.

 

  • Imam Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Ju nuk do të arrini atë që e dëshironi, veçse duke e lënë atë pas së cilës jeni të pasionuar, dhe nuk do të arrini atë që shpresoni, veçse duke duruar ndaj gjërave që i urreni.” El-Bejan ue Et-Tebjin, 3/164.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shpeshtojeni fjalën “la ilahe il-lAllah” para se të ndërhyhet mes jush dhe saj!” Sahih Et-Tergib, 1529.

 

  • Ik nga të duash, mirëpo mos harro se: “Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!” (El-A’lek, 8). Vepro ç’të duash, mirëpo mos harro se ka një libër që: “nuk lë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë.” (El-Kehf, 49)

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Muslimani nuk duhet të humbasë shpresat për shkak të fitneve, gjendjeve të rënda e vështirësive të shumta, sepse kjo fe dhe pasuesit e saj do të mbesin gjithmonë.” Ehadith El-Fiten ue El-Hauadith.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit