Këshilla të dobishme 49

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Gradat e larta arrihen vetëm nëpërmjet sprovimit.” Mexhmu’u El-Fetaua, 25/302.

 

  • Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse gjatë leximit të Kuranit nuk pikëllohesh dhe nuk të vjen të qash, atëherë qaj ngaqë nuk i ke këto dyja, sepse kjo është prej fatkeqësive më të mëdha!” Et-Tibjan, 88.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e pastron zemrën nga mëkatet e kupton më shumë Kuranin. Ndërsa, kush e fëlliq atë me mëkate është më larg kuptimit të tij.” El-Kaul El-Muifd, 394.

 

  • Allahu i lartësuar thotë: “Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj.” (El-A’raf). Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kur besimtari e dëgjon Kuranin, pastaj e kupton dhe mediton rreth tij, tek ai shfaqen gjurmët e Kuranit; dhe për këtë arsye besimtari është ngjasuar me tokën e mirë.” Bedai’u Et-Tefsir, 1/410).

 

  • Jezid ibn Jezid (Allahu e mëshiroftë) kur ishte në sexhde lutej: “O Zot! I kemi fëlliqur shpirtrat me mëkate, andaj na bëj të mirë (na pastro) përmes faljes Tënde!” Hiljetu El-Evlija’, 10/152.

 

  • Imamët si Ahmedi, Ueki’u, Eth-Theurij, Mensur ibn Mu’temir (Allahu i mëshiroftë) luteshin gjatë sexhdes: “O Allah! Ashtu siç e ruajte fytyrën time që të mos i bëj sexhde dikujt tjetër përveç Teje, ruama fytyrën që të mos i kërkoj dikujt tjetër përveç Teje!” Hiljetu El-Evlija’, 9/233.

 

  • Uehb ibn El-Uird (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk kam parë diçka që i zbut zemrat dhe që e sjell të vërtetën më shumë sesa leximi i Kuranit me meditim.” Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 1/263.

 

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Leximi i Kuranit me meditim e kuptim e shton aq shumë dijen dhe besimin, saqë nuk mund të përshkruhet me fjalë.” Mexhmu’u El-Fetaua, 10/81)

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nëpërmjet abdesit njeriu pastrohet nga papastërtitë dhe del para Zotit si i pastër. Abdesi e ka anën e jashtme dhe anën e brendshme: ana e jashtme është pastrimi i trupit dhe i gjymtyrëve të adhurimit, ndërsa ana e brendshme dhe sekreti i tij është pastrimi i zemrës nga ndyrësitë e mëkateve e mosbindjeve nëpërmjet pendimit. Për këtë arsye, Allahu bëri bashkë mes pendimit dhe pastrimit në fjalën e Tij:Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen shumë dhe ata që pastrohen.” (El-Bekara, 222). (Esrar Es-Salati).

 

  • Njëri nga brezat e parë të muslimanëve u pyet: “Përse u ligjësua agjërimi?” Ai tha: “Që i pasuri të shijojë urinë dhe pastaj të mos e harrojë të uriturin.” Letaif El-Me’arif, 168.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej urtësive të agjërimit është se zemra zbrazet nga çdo gjë tjetër dhe i përkushtohet reflektimit e përkujtimit të Allahut.” Mexhalis Shehri Ramadan, 64.

 

  • Hatim El-Esammit (Allahu e mëshiroftë) i thanë: “Çfarë lakmon?” Ai tha: “Lakmoj mirëqenie gjatë ditës derisa të vijë nata.” –“A nuk janë të gjitha ditët mirëqenie për ty?” Ai tha: “Mirëqenia e ditës sime është të mos i bëj mëkat Allahut në të.” Hiljetu El-Evlija’, 8/83.

 

  • Jusuf ibn Esbat (Allahu e mëshiroftë) lutej: “O Allah! Ma mundëso ta njoh veten dhe mos e hiq shpresën në Ty nga zemra ime!” Hiljetu El-Evlija’, 8/240.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Secili njeri ka shpirt të qetë dhe shpirt që e nxit shumë drejt veprave të këqija, dhe këta dy vazhdimisht janë në konflikt mes vete; pastaj njeriu shkon drejt atij që fiton.” Sherh El-Munteka’.

 

  • O musliman! Fali pesë kohët e namazit, do të jesh mirënjohës ndaj Allahut dhe ki kujdes nga përtacia, sepse ajo është veti e mynafikëve. Fali pesë kohët e namazit, do të bëhesh shembull i mirë për familjen e shoqërinë tënde dhe do të të shkruhet shpërblim i madh e do të arrish të mira të shumta!” El-Efnan En-Nedijje, 1/341.

 

  • Një njeriut i thanë: “A nuk po fle?!” Ai tha: “Vërtetë, mrekullitë e Kuranit ma larguan gjumin!” Letaif El-Me’arif, 173.

 

  • Imam ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Qëllimi me leximin e Kuranit është të punuarit me atë që thuhet në të.” Fet’h El-Barij, 9/67.

 

  • Hasen ibn Alij (radijAllahu anhuma) thoshte: “Vini re! Ata që ishin para jush, vargjet e Kuranit i konsideronin si mesazhe nga Zoti. Andaj, natën meditonin rreth tyre, ndërsa ditën përpiqeshin e hulumtonin ku t’i zbatojnë ato.” Et-Tibjan, 54.
  • Ebu El-Abbas ibn Atta’ (Allahu e mëshiroftë) e përfundonte shpesh leximin e Kuranit. Mirëpo, ai kishte caktuar një hatme gjatë së cilës i nxirrte kuptimet e Kuranit. Në atë hatme qëndroi njëzet e ca vite dhe vdiq para se ta përfundonte. Hiljetu El-Evlija’, 10/302.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Hyrja në Xhenet, shikimi në Fytyrën e Allahut të Madhërishëm, dëgjimi i fjalëve të Tij dhe triumfi me kënaqësinë e Tij, janë gjërat më me vlerë në botën tjetër.” Uddetu Es-Sabirin, 282.

 

  • Ibn Abbasi (radijAllahu anhum) thoshte: “Vërtetë se unë e lexoj një ajet të Kuranit dhe e kuptoj atë, pastaj kam dëshirë që të gjithë njerëzit të kuptojnë atë që unë e kam kuptuar.” Sherh El-Buharij, ibn Rexheb, 1/41.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Besimtari është i kënaqur me fatkeqësitë që e godasin, e jo me mëkatet që i bën. Pra, ai kërkon falje prej Allahut për mëkatet e bëra dhe duron ndaj fatkeqësive.” El-Istikameh.

 

  • Bishr ibn El-Harith (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Sa vendbanim i mirë është varri për atë që i është bindur Allahut.” El-Kubur, ibn Ebi Ed-Dunja, 142.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mirësia, lumturia, përmirësimi dhe përsosmëria e njeriut janë të kufizuara në dy gjëra: në dijen e dobishme (fetare) dhe në veprën e mirë.” Mexhmu’u El-Fetaua, 19/169.

 

  • Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Çdo kënaqësi largohet, përveç kënaqësisë së banorëve të Xhenetit dhe çdo pikëllim largohet, përveç pikëllimit të banorëve të Zjarrit.” El-Muxhalese ue Xhevahiru El-I’lm, 1591.

 

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “O ti që e ke kaluar jetën në gjëra të kota! Mundohu ta arrish atë që të ikur në natën e Kadrit, sepse ajo llogaritet sa një jetë e njeriut!” Letaif El-Me’arif, 292.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shenjë e dyfaqësisë është kur njeriu i bën mëkat Allahut kur është vet dhe nuk e sheh e askush, ndërsa shfaq frikë ndaj Tij kur është në prani të të tjerëve.” Ed-Dija’ El-Lami’, 221. =

 

  • Imam Axhurrij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Leximi i Kuranit është adhurim, dhe adhurimi nuk duhet të bëhet me zemër të pavëmendshme.” Ahlak Hameleti El-Kuran, 10.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit