Këshilla të dobishme 54

  • Post category:Këshilla
Këshilla të dobishme 54

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sa herë që dobësohen ata që thërrasin drejt dritës së profetësisë (Sunetit), forcohet bidati (shpikja në fe).” Mexhmu’u El-Fetaua, 3/104.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “S’ka mundësi që njeriu të arrijë pastrimin e zemrës, përderisa nuk shpëton prej pesë gjërave:

-nga shirku që bie ndesh me teuhidin,

-nga bidati që bie ndesh me Sunetin,

-nga epshi që e kundërshton urdhrin fetar,

-nga shkujdesja që bie ndesh me përmendjen e Allahut dhe

-nga pasimi i tekave, që bien ndesh me paanësinë dhe sinqeritetin.” El-Xheuab El-Kafij, 122. =

 

  • Ebu Bekr Et-Tartushij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse të mundësohen dy gjëra: njëra e kësaj bote dhe tjetra e botës tjetër, atëherë shpejto e kryeje atë të botës tjetër, do t’i arrish që të dyja.” Ez’har Er-Rijad, 3/162.

 

  • Robi i mirë i Allahut, Lukmani thoshte: “Heshtja është urtësi, dhe pak njerëz e zbatojnë këtë.” Raudatu El-Ukala, 41.

 

  • Aun ibn Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur njeriu sëmuret, pendohet për mëkatet e bëra e kur të shërohet, ndihet i sigurt. Nëse ai pasurohet, sprovohet e nëse varfërohet, pikëllohet.” Ez-Zuhd, ibn Ebi Asim, 50.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Sikur njeriu ta dinte se çfarë thesari është poshtë këtyre tri shkronjave: kam për qëllim fjalën صبر “sabër” (durim), kurrë nuk do t’i ndahej durimit. Durimi është shkak për arritjen e çdo përsosmërie. Pra, njerëzit më të përsosur janë ata që durojnë më së shumti. Dhe, kushdo që s’ka mundur ta arrijë përsosmërinë, kjo është për shkak të durimit të dobët të tij.” Tarik El-Hixhratejn, 266.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dijetarët kanë thënë se ndalohet paragjykimi për muslimanin i cili në anën e jashtme shfaq pasim të fesë.” El-Kaul El-Mufid, 1/77. =

 

  • Shembull për shoqërinë e sinqertë- Përcillet se imam Tavus ibn Kejsan (Allahu e mëshiroftë) qëndroi së bashku me një shok të tij të sëmurë për t’i shërbyer, saqë i iku shkuarja në haxhillëk.” El-Ma’rifetu ue Et-Tarih, El-Feseuij, 1/709.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shejtani i ka thënë Zotit të krenarisë: “O Zot! Pasha krenarinë Tënde, vazhdimisht do t’i shmang robërit e Tu nga rruga e drejtë, përderisa i kanë shpirtrat në trup. E Zoti tha: “Pasha krenarinë dhe madhërinë Time! Vazhdimisht do t’i fal ata, nëse më kërkojnë falje!” Sahih El-Xhami’, 2/32. =
  • Junus ibn Ubejd (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Nuk kam parë njeri më të pikëlluar sesa Hasen El-Basriu. Ai thoshte: “Ne qeshim, ndërkohë që ndoshta Allahu i ka shikuar veprat tona dhe ka thënë: “Nuk do të pranoj prej jush asgjë!” Ez-Zuhd, imam Ahmedi, 1505. =

 

  • Hudhejfe ibn Jeman (radijAllahu anhu) u pyet: “Cila sprovë është më e rënda?” Ai tha: “Kur të të shfaqen e mira dhe e keqja dhe ti nuk e di se cilën duhet ta ndjekësh.” Hiljetu El-Evlija’, 7/271.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Gënjeshtra ka ndikim të madh në nxirjen e fytyrës. Ajo e vesh atë me rrobë mallkimi, të cilën e sheh njeriu i sinqertë.” I’lam El-Muvekki’in, 1/114.

 

  • Gjendja e sahabëve me Kuranin- Umeri (radijAllahu anhu) doli një natë të patrullonte rrugëve të Medines dhe kaloi pranë shtëpisë së njërit që ishte duke u falur. Ai u ndal ta dëgjonte leximin e njeriut, që ishte duke e lexuar suren Et-Tur, derisa arriti tek ajeti: “Me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë.” (Et-Tur, 7) Umeri tha: “Pasha Zotin e Qabesë, ky është një betim i vërtetë!” Zbriti nga gomari i tij, pastaj u ul dhe u mbështet për muri; qëndroi aty për një kohë, pastaj u kthye në shtëpi. Ai u sëmurë për një muaj, ndërkohë që njerëzit e vizitonin dhe nuk e dinin se çfarë sëmundje kishte.” Er-Rikkatu ue El-Buka, ibn Kudame, 166.

 

  • Njëri nga brezat e parë të muslimanëve thoshte: “Gjuha ime është sikur kafshë e egër; nëse e lëshoj, frikohem se do të më haj.” Es-Samtu, ibn Ebi Ed-Dunja, 39.

 

  • Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhu) thotë: “Kujdesuni për Kuranin! Mësojeni atë dhe mësojuani fëmijëve tuaj, sepse për të do të pyeteni e do të shpërbleheni apo dënoheni në ditën e Kiametit! Mjafton Kurani si këshillë për atë që ka mend!” Mushkilu El-Athar, Et-Tahauij.

 

  • Imam Sufjan ibn Ujejne (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush mëkaton për shkak të epshit (lakmisë), atëherë shpresoj për të se do t’i pranohet pendimi, sepse Ademi alejhis-selam mëkatoi nga lakmia dhe iu fal mëkati. E nëse mëkati është nga mendjemadhësia, atëherë frikohem se vepruesi i tij do të mallkohet, sepse Iblisi mëkatoi i shtyrë nga mendjemadhësia, andaj u mallkua.” Hiljetu El-Evlija’, 3/108.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush tregohet i vërtetë dhe i sinqertë me Allahun, Ai i jep sukses, i ndihmon, i jep bereqet në përpjekjet e tij, i udhëzon muslimanët nëpërmjet tij dhe bën që të përmendet me të mirë në të gjithë botën, për shkak të vërtetësisë dhe sinqeritetit.” Mexhmu’u El-Fetaua, 27/24.=

 

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Pa dyshim që teuhidi është eliksiri më madhështor; nëse një pikë e tij do të vihej mbi malet e mëkateve e gabimeve, do t’i shndërronte në vepra të mira.” Esbab Magfirati Edh-Dhunub, 29.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e realizonte teuhidin dhe ia mësonte atë ummetit të tij. Kur një njeri i tha: “Çfarë deshi Allahu dhe ti!”, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ia ktheu: “A po më bën të barabartë me Allahun?!” Mexhmu’u El-Fetaua, 3/397.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Origjina e pastrimit të zemrave dhe shpirtrave është pikërisht teuhidi.” Igathetu El-Lehfan, 1/108.

 

  • Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njihe Sunetin, do ta njohësh bidatin. Mirëpo, nëse fillimisht e njeh bidatin, nuk do të mund ta njohësh Sunetin.” El-Huda ue En-Nur, 715.

 

  • Alij ibn Ebi Talibi (radijAllahu anhu) thotë: “Njeriu duhet të shpresoj vetëm në Zotin e vet dhe duhet të frikohet vetëm nga mëkati i vet.” Musannef ibn Ebi Shejbe, 13/284.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Sikur ta dinit sa e madhe është mëshira e Allahut të Madhërishëm do të mbështeteshit në të dhe s’do të vepronit asgjë. Sikur ta dinit sa i madh është zemërimi i Tij, nuk do t’ju bënte dobi asgjë.” Es-Sahiha, 2167. =

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Prej gjurmëve të mëkateve është se ato shkaktojnë lloje të ndryshme të çrregullimeve në Tokë: në ujë, ajër, drithëra, fruta dhe vendbanime.” Ed-Da’u ue Ed-Deu’a, 62.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Të sillesh butë me njerëzit e ngratë, jetimët e të vegjlit, shkakton në zemër mëshirë, butësi, ndjenja dhe kthim tek Allahu i Madhërishëm. Këtë nuk e di askush, përveç atyre që e kanë provuar.” Sherh Rijad Es-Salihin, 3/89.

 

  • Imam Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur ndonjë burrë i kohës së injorancës paraislame e kërkonte dorën e ndonjë gruaje, anëtarët e familjeve të tyre interesoheshin e pyesnin: “Çfarë prejardhje ka ai? Çfarë prejardhje ka ajo?” Kur erdhi Islami, ata pyesnin: “Sa është i kapur për feje ai? Sa është e kapur për feje ajo?” Ndërsa, ju sot thoni: “Sa pasuri ka ai? Sa pasuri ka ajo?” Behxhetu El-Mexhalis, 1/181.

 

  • Hudhejfe (radijAllahu anhu) thotë: “Njeriut i mjafton si dije, frika ndaj Allahut të Madhërishëm dhe i mjafton si gënjeshtër të thotë estagfirullah (o Allah më fal), pastaj t’i kthehet mëkatit.” Hiljetu El-Evlija, 1/355.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nga zemra e të keqit, e keqja rrjedh te gjuha dhe gjymtyrët e tij dhe nga zemra e të mirit, e mira rrjedh te gjuha dhe gjymtyrët e tij.” Zad El-Me’ad, 1/68. =

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush mediton rreth kërcënimeve të ashpra për banorët e Zjarrit që përmenden në Kuran e Sunet, atëherë gjendja e tij do të jetë siç thonë disa nga brezat e parë të muslimanëve: “Çuditem sesi e merr gjumi atë që ikën nga zjarri i Xhehenemit dhe çuditem sesi e merr gjumi atë që e kërkon Xhenetin!” Sikur dikush të na thoshte: “Në vendin më të skajshëm të botës keni pallate, lumenj, bashkëshorte e fruta të ndryshëm, ne do të ecnim natë e ditë, pa vënë gjumë në sy, për të arritur tek ky xhenet, brenda të cilit janë këto kënaqësi madhështore; xhenet ky, kënaqësitë e të cilit nuk përfundojnë, banorët e tij janë përherë të rinj e përherë të shëndetshëm, ngaqë në të s’ka sëmundje. Shikoni sesi njerëzit sot shkojnë në lindje e perëndim për të fituar një dërhem apo dinar të kësaj bote, të cilin ndodh që e shfrytëzojnë apo nuk e shfrytëzojnë. Atëherë, ç’është me ne që qëndrojmë pa lëvizur në kërkim të Xhenetit dhe në ikje nga Zjarri?!” Lika’ El-Bab El-Meftuh, 10. =

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Mëkatet dhe prishja detyrimisht shkaktojnë brenga, pikëllime, frikë, trishtim, ngushtim në zemër dhe sëmundje të ndryshme të saj. Dhe ilaçi i vetëm i këtyre është kthimi tek Allahu me pendesë dhe kërkimi i faljes.” Zad El-Me’ad, 4/191.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e ka zemrën të shëndoshë, Allahu i jep mendjemprehtësi, nëpërmjet të cilës e njeh mëkatin, saqë shpirti i tij nuk qetësohet dhe nuk ndihet rehat.” Sherh Bulug El-Meram, 15/33.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Poseduesi (hafëzi) i Kuranit do të vijë ditën e Gjykimit dhe Kurani do të thotë: “O Zot im, fale!” Pastaj atij i vihet kurora e nderit. Më tej, Kurani thotë: “O Zoti im! Shtoja ende!” Kështu ai vishet me rrobat e nderit. Pastaj Kurani thotë: “O Zot im! Ji i kënaqur ndaj tij!” Atij (hafëzit) i thuhet: “Lexo (Kuran) dhe ngrihu lart!” Për çdo ajet që ai e lexon, i shtohet një e mirë.” (Sahih El-Xhami’, 8030)

 

  • Sahabiu Sa’d ibn Mu’adh (radijAllahu anhu) hyri në Islam në moshën tridhjetë vjeçare dhe vdiq në moshën 36 vjeçare. Vetëm gjashtë vjet jetoi në Islam!!! Edhe pse kjo është një periudhë e shkurtër kohore, mirëpo kur ai vdiq, i Dërguari (sal-lAllahu aljehi ue sel-lem) tregoi së është dridhur Froni (Arshi) i Allahut!” O Allah! Na i udhëzo zemrat, ashtu siç e udhëzove zemrën e tij!

 

  • Nxënësi i ibn Umerit (radijAllahu anhu), Nafiu (Allahu e mëshiroftë) u pyet: “Çfarë bënte ibn Umeri kur ishte në shtëpi?” Ai tha: “Merrte abdes për çdo namaz dhe lexonte Kuran mes çdo namazi.” (El-Isabeh fi Temjiizi Es-Sahabeh, 4/160)

 

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dije se ai që i bart fjalët e njerëzve tek ti, do të bartë fjalë edhe për ty dhe po ashtu edhe fjalët e tua që i flet për ta, andaj ruaju prej tij!” El-Kaul El-Mufid, 1/536.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush nuk e lut Allahun, Ai zemërohet me të.” Es-Sahiha, 2654.

 

  • Kur i ankohesh ndonjë njeriu për gjendjen e rëndë, biseda do të përfundojë me fjalët: “Allahu të ndihmoftë!” Andaj, shkurtoje këtë që në fillim, dhe ankohu tek Ai (Allahu) që të ndihmon!

 

  • Imam Ebu Is’hak El-Harbij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu duhet ta mbajë pikëllimin e brengat në vete dhe të mos i pikëllojë e brengosë anëtarët e shtëpisë. Kur kisha temperaturë e ethe, kurrë nuk iu ankoja as nënës, as motrës, as gruas dhe as vajzave të mia. Unë kam migrenë qe dyzetepesë vite dhe nuk i kam treguar askujt kurrë për këtë. Po ashtu, qe dhjetë vite shoh vetëm me njërin sy dhe nuk i kam treguar kurrë askujt për këtë.”

 

  • Imam Amir ibn Abdkajs (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse fjala del nga zemra, do të hyjë në zemër. E nëse del vetëm nga gjuha, nuk shkon më poshtë se veshët.” El-Bejan ue Et-Tebjin, 1/83. =

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Dija dhe vepra janë dy binjake. Nëna e tyre është ambicia e lartë.” Bedaiu El-Feuaid, 747.

 

  • Kur shpirti zhytet në kënaqësitë trupore, kaplohet nga pakujdesia ndaj përmendjes së Allahut dhe anon nga jeta e përkohshme e kësaj bote.” Minhatu El-Karib, 323.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Themeli i çdo të mire është të dish se ajo që do Allahu, bëhet dhe ajo që Ai nuk do, nuk bëhet.” Feuaid El-Feuaid, 79. =

 

  • Imam Rabi’ ibn Huthejm (Allahu e mëshiroftë) thotë: “S’ka mirësi në të folur, përveç në nëntë gjëra:
  1. Të thuash: “La ilahe il-lAllah”,
  2. Allahu Ekber,
  3. SubhanAllah,
  4. Elhamdulil-lah,
  5. Të pyesësh për të mirën,
  6. Të kërkosh mbrojtjen e Allahut nga e keqja,
  7. Të urdhërosh për të mirë,
  8. Të ndalosh nga e keqja dhe
  9. Të lexosh Kuran.” Es-Samtu, ibn Ebi Ed-Dunja, 246.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Muslimanit nuk i lejohet të bojkotojë vëllain e tij musliman më shumë se tri ditë. Kush e bojkoton më shumë se tri ditë dhe vdes, do të hyjë në zjarr.” Imam Ahmedi, 9092 dhe Ebu Davudi, 4914.

 

  • Aun ibn Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mos të të mashtrojë lëvdata e atij që nuk e di gjendjen tënde të vërtetë.” Edebu Ed-Dunja ue Ed-Din, 260.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mos e urrej atë që Allahu e ka zgjedhur për ty, sepse ndodh që Ai zgjedh për ty atë në të cilën ka dobi të madhe dhe ti s’di gjë për këtë.” Sherh Rijad Es-Salihin, 3/309.

 

  • Kush e fsheh të keqen në zemër, kjo do të bëjë që t’i mbijë një bimë me shije të hidhët, zhvillimi e rritja e të cilës do të jetë nga urrejtja, ndërkaq frutat e saj do të jenë pendimi.” Raudatu El-U’kala’, 134.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush ndien mangësi në fjalët, veprat, gjendjen, riskun apo zemrën e tij, atëherë le t’i qaset teuhidit dhe kërkimit të faljes nga Allahu, sepse në këto dyja ka shërim, nëse bëhen me vërtetësi e sinqeritet.” Mexhmu’u El-Fetaua.

 

  • Fatkeqësia nuk vjen për të të shkatërruar, por për të testuar durimin dhe besimin tënd.” El-Adab Esh-Sher’ijjeh, 2/191.

 

  • Tregohu modest para të vërtetës, do të jesh njeriu më i mençur.” El-Adab Esh-Sher’ijjeh, 209.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku.