Këshilla të dobishme 61

 

  • Katade (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Vërtet, Kurani ju tregon për sëmundjen tuaj dhe ilaçin për të. Sëmundja juaj janë mëkatet, ndërsa ilaçi për to është kërkimi i faljes.” Et-Teube, ibn Ebi Ed-Dunja.

 

  • Hatim El-Esamm (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kam parë se të gjithë njerëzit kanë shtëpi e vendstrehim, pastaj pashë se vendstrehimi im është varri. Andaj, bëra çdo vepër të mirë të mundur në jetë, në mënyrë që ta ndërtoj varrin tim.” Sijer A’lam En-Nubela’.

 

  • Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) gjatë shpjegimit të këtij ajeti: “Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.” (Lukman, 6), thotë: “Fjala është për muzikën dhe gjërat e ngjashme me të.” (Imam Albani e ka vlerësuar si të vërtetë (sahih) në “Sahih El-Edeb El-Mufred”.

 

 

  • Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ai i cili nuk frikohet se do të jetë në zjarr, është një njeri i mashtruar dhe që ndihet i sigurt nga kurthi i Allahut.” (Sijer A’lam En-Nubela’, 6/291)

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Vërtet, banorët e zjarrit qajnë aq shumë, saqë anijet do të lundronin mbi lotët e tyre; sytë e tyre derdhin gjak.” (Es-Silsile Es-Sahiha, nr. 1679).

 

  • Imam ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ditët e rinisë, shëndetit, pasurisë, kohës së lirë dhe jetës, janë ditë të punës, përgatitjes dhe shpeshtimit të furnizimeve (për ditën e Gjykimit).” (Me’arixh El-Kabul, 2/867)

 

  • Imam ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Atë që është i vërtetë me Allahun nuk e dëmtojnë sprovat. Allahu iu gjen rrugëdalje miqve të Vet gjatë sprovimit të tyre.” (Fet’h El-Barij, 6/483)

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Dija më madhështore është që njeriu të ketë frikë se mos mëkatet e tij do ta poshtërojnë gjatë vdekjes dhe kështu ato të ndërhyjnë mes tij dhe përfundimit të mirë.” El-Xheuab El-Kafij.

 

  • Erdhi një njeri tek imam Sha’biu (Allahu e mëshiroftë) dhe e ofendoi para masës së njerëzve. Sha’biu ia ktheu: “Nëse je duke e thënë të vërtetën, atëherë Allahu më faltë, e nëse je duke gënjyer, atëherë Allahu të faltë ty.” El-Ishraf.
  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Lum për atë që në regjistrin e veprave të tij (ditën e Gjykimit) gjen kërkim të shumtë të faljes!” (Sahih ibn Maxhe, 3818).

 

  • Dijetari Ibn Kasim (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mosfalja e suneteve të rregullta të namazit tregon për fenë e dobët të njeriut.” (Hashijetu ibn Kasim ala Er-Reud, 1/211)

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ues sel-lem) thotë: “Nëse tre veta në ndonjë fshat apo shkretëtirë nuk e falin namazin me xhemat, atëherë shejtani i ka mundur dhe vënë poshtë. Andaj, rrini me xhematin, sepse ujku ha delen që shkëputet nga kopeja!” (Sahih En-Nesai, 846)

 

  • Imam Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Pjesë e moralit të profetëve janë: butësia, mosngutja dhe namazi i natës.” (Sijer A’lam En-Nubela’, 8/437).

 

  • Tabi’ini Junus ibn Ubejd (140 H. Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse tek njeriu përmirësohen dy veti, atëherë i përmirësohet çdo gjë tjetër. Ato janë: namazi dhe të folurit e tij.” (Sijer A’lam En-Nubela’, 6/293).

 

  • “Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi.” (El-Fet’h, 18). Përkujdesu ndaj zemrës tënde, e Ai do të përkujdeset për gjymtyrët tua të tjera.

 

  • Përcillet se Umeri (radijAllahu anhu) hyri tek Ebu Bekri (radijAllahu anhu) dhe e gjeti atë duke e tërhequr gjuhën e tij. Umeri i tha: “Ndal, Allahu të faltë!” Ebu Bekri ia ktheu: “Kjo është ajo që më shkatërroi.” (Es-Sahih El-Musned, 1/14)

 

  • Ubejd ibn Umejr (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Vërtet, dynjaja është aq e pavlerë tek Allahu i Lartësuar, saqë atë ia jep si atij që e do si atij që nuk e do. Mirëpo, besimin nuk ia jep veçse atij që e do.” (Hiljetu El-Eulija, 3/270).

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej shenjave që tregojnë për zemër të shëndoshë është se, kur njeriu hyn në namaz, largohen prej tij brengat dhe pikëllimet e dynjasë dhe e ka shumë të vështirë të shkëputet prej tij, ngaqë në të gjen rehati dhe kënaqësi.” (Igathetu El-Lehfan)

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej shenjave që tregojnë për zemër të shëndoshë është se kur njeriut i ikën namazi i natës, ndien më shumë dhimbje sesa lakmitari kur i ikën apo i humbet përfitimi.” (Igathetu El-Lehfan).

 

  • Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kërkojeni ëmbëlsinë e besimit në tri gjëra: në namaz, në dhikr (përmendje të Allahut) dhe në lexim të Kuranit. Nëse e gjeni, atëherë jeni mirë e nëse jo, dijeni se dera është mbyllur.” (Tehdhib Medarixh Es-Salikin, 463).

 

  • Dy burimet e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Afrimi i njerëzve tek Haudi (burimi) dhe pirja e tyre prej tij në Ditën e etjes së madhe, është në varësi të afrimit dhe pirjes (marrjes) së tyre nga Suneti i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Pra, kush iu ka afruar atij në këtë jetë, pastaj ka pirë (marr) prej tij derisa është ngopur, edhe atje do t’i afrohet burimit të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe do të pijë prej tij derisa të ngopet. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i ka dy burime madhështore: një burim në këtë botë, e që është Suneti i tij dhe çdo gjë me të cilën erdhi, dhe një burim në ahiret. Andaj, kush pi prej burimit të tij në dynja, do të pijë edhe nga burimi i tij në Ditën e Kiametit. Pra, do të ketë njerëz që pinë dhe të atillë që pengohen, si dhe njerëz që pinë pak dhe të atillë që pinë shumë.” (Ixhtima’ El-Xhujush El-Islamijje, 85).

 

  • Imam Sufjan ibn Ujejne (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përpara thuhej: “Lëre mendjemadhësinë e mburrjen, dhe kujtoje qëndrimin e gjatë në varr!” (Hiljetu El-Eulija, 7/283).

 

  • Imam Sufjan ibn Ujejne (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse dija nuk të sjellë dobi, atëherë të dëmton.” (Hiljetu El-Eulija, 7/277).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu ia shkruan nga një vepër të mirë për secilin prej tyre.” (Sahih El-Xhami’, 6026).

 

  • Sunetet e ditës së xhuma

-Pastrimi i trupit.

-Parfumimi.

-Pastrimi i dhëmbëve.

-Veshja e rrobave të bukura.

-Shkuarja herët në xhami.

-Shkuarja në këmbë.

-Leximi i sures El-Kehf.

-Shpeshtimi i salauateve për Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem.

-Shpeshtimi i lutjeve.

 

 

  • Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ziliqarit kurrë nuk i ndahet pikëllimi dhe ai kurrë s’mund të arrijë grada të larta.” (Hiljetu El-Eulija, 9/147).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e fundit, le të mos ulet në një sofër ku pihet alkooli!” (Ahmedi, 126. Imam Albani e ka vlerësuar si sahih në “Irua El-Galil”, 6/7)

 

  • Tregohet se gjersa Umer ibn AbdulAzizi (Allahu e mëshiroftë) ishte në një udhëtim së bashku me Sulejman ibn AbdulMelikun (Allahu e mëshiroftë) u goditën nga një shi i rrebeshtë, që erdhi me vetëtimë, bubullimë, errësirë dhe erë të furishme. Njerëzit i kaploi frika, ndërkaq Umeri filloi të qeshte. Sulejmani i tha: “O Umer, pse po qesh? A nuk e sheh gjendjen tonë?!” Umeri ia ktheu: “O prijës i besimtarëve, këto janë gjurmët e mëshirës së Allahut dhe në to ka vështirësi, siç edhe je duke i parë. E si mendon për gjurmët e hidhërimit dhe zemërimit të Tij?!” (El-Bidaje ue En-Nihaje, 9/203)

 

  • Imam ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Është detyrë të kemi kujdes, sepse thirrësit drejt të kotës dhe ata që e përhapin atë janë të shumtë. Gjërat duhet të konfirmohen dhe nuk duhet t’u vihet veshi ithtarëve të së kotës e propagandave të kota.” El-Fetaua.

 

  • Ndodh që njeriu pyet: “A sëmuren zemrat?” Kësaj pyetje i përgjigjet mjeku i zemrave, ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë): “Sëmundja e zemrës është kur asaj i pamundësohet gjëja për të cilën është krijuar. Zemra është krijuar për ta njohur Allahun, për ta dashur Atë, për t’u përmalluar për takimin me Të, për t’u kthyer tek Ai dhe për t’iu dhënë përparësi këtyre ndaj epshit të saj. Sikur njeriu t’i njihte të gjitha gjërat, mirëpo pa e njohur Zotin e vet, atëherë gjendja e tij është sikur të mos njihte asgjë; sikur t’i arrinte të gjitha të mirat e kësaj jete, kënaqësitë dhe epshet e saj, mirëpo pa e pasur dashurinë ndaj Allahut, përmallimin për Të dhe gjetjen e prehjes tek Ai, atëherë gjendja e tij është sikur të mos gëzonte asnjë lezet, kënaqësi e prehje.” (Igathetu El-Lehfan min Mesaijidi Esh-Shejtan, 1/68).

 

  • Shtëpia e Shenjtë (Qabeja)

Imam ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Shtëpia e Shenjtë është vlerë e përhershme për njerëzimin. Ajo u themelua mbi teuhidin dhe dashurinë e pastër e të sinqertë. “Të përgjigjem Ty o Allah, të përgjigjem” (LebbejkAllahumme lebbejke)- është përgjigje e të dashurit ndaj thirrjes së Atij që e do. Për këtë arsye telbija gëzon pozitë të lartë tek Allahu, dhe sa herë që njeriu e shpeshton atë, bëhet edhe më i dashur tek Ai.” (Miftahu Dari Es-Sea’deh, 2/4).

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Devetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë (për t’i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që nuk lyp, edhe atë që lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës. Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!” (El-Haxhxh, 36-37). Imam Es-S’idij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Domethënë: ushqejeni edhe të varfrin që nuk lyp për shkak se është i kënaqur me atë që e ka dhe përmbahet nga lypja, po ashtu edhe të varfrin që lyp, ngaqë secili prej e tyre e meriton.” (Tefsir Es-Si’dij, 1/538).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk do të hyjë në zjarr askush nga ata që falen para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.” Domethënë: që e falin sabahun dhe ikindinë. (Muslimi, 634).

 

  • Format e tesbiheve pas namazit

 

-33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdulil-lah, 33 herë Allahu ekber dhe të njëqindtën e plotëson me: La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huwe ala kul-li shej’in kadir. (Muttefekun alejhi)

-10 herë subhanAllah, 10 herë elhamdulil-lah dhe 10 herë  Allahu ekber. (Buhariu)

-11 herë subhanAllah, 11 herë elhamdulil-lah dhe 11 herë  Allahu ekber. (Muslimi)

-33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdulil-lah dhe 34 herë Allahu ekber. (Muslimi)

-33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdulil-lah dhe 33 herë Allahu ekber. (Muslimi)

-25 herë subhanAllah, 25 herë elhamdulil-lah, 25 herë Allahu ekber dhe 25 herë La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huwe ala kul-li shej’in kadir. (vlerësuar si sahih nga imam Albani).

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë).” (Ta Ha, 121). Pra, në momentin kur mëkatoi nuk i bëri dobi pozita që gëzonte më parë: “Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje.” (El-Bekare, 31), e as mburrja me: “Kur t’i jap formën dhe t’i fryjë prej shpirtit Tim, ju t’i përuleni atij në sexhde!” (El-Hixhr, 29). Mirëpo, dobi i bëri vetëm gjunjëzimi dhe përulja para Allahut: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” (El-A’raf, 23).

 

  • Dijetari Mukbil ibn Hadi El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “E lus Allahun të më ndihmojë ndaj vetes sime në mënyrë që të jap lëmoshë me aq sa kam mundësi, e të mos bëhem sikur ai i cili u thoshte njerëzve: “Jepni lëmoshë, jepni lëmoshë…”, mirëpo kur djali i tij dha lëmoshë nga mishi i kurbanit, e rrahu e i tha: “Unë thash: “O njerëz, jepni lëmoshë!”, e jo: “O familja ime!” (Garetul-Eshrita, 1/315).

 

  • Mikdad ibn Esued (radijAllahu anhu) thoshte: “Nuk flas as mirë e as keq për askënd, derisa të shoh sesi i vjen përfundimi.” (Imam Ahmedi në El-Musned, 23816).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “S’ka mundësi të ndodhë diçka, qoftë e madhe apo e vogël, veçse zgjidhja për të është në Kuran dhe në Sunet.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 2/18).

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ngjasimi me sahabët dhe tabi’inët e shton mençurinë, fenë dhe moralin.” (Iktida Es-Sirat El-Mustekim, 1/527)

 

  • Imam Ibn Hibbani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu i mençur kur e sheh dikë më të moshuar se ai, tregohet modest me të dhe thotë: “Ma ka kaluar me Islam.” Po ashtu, kur e sheh dikë më të ri në moshë, tregohet modest me të dhe thotë: “Ia kam kaluar me mëkate.” (Reudatu El-Ukala, 62).

 

  • Hatim El-Esamm (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kujdesu ndaj tri gjërave: Kur të veprosh, kujtoja vetes se Allahu të sheh. Kur të flasësh, kujtoja vetes se Allahu të dëgjon. Kur të heshtësh, kujtoja vetes se Allahu di çdo gjë për ty.” (Sijer A’lam En-Nubela’, 485).

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Teuhidi është themeli i besimit. Ai është fjala ndarëse midis banorëve të Xhenetit dhe të zjarrit dhe është çmimi që duhet dhënë për të hyrë në Xhenet. Pa të, nuk vlen Islami i askujt.” (Mexhmu’ El-Fetaua, 24/235).

 

  • Imam ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu e ka detyrë të mësojë për teuhidin dhe akiden, në mënyrë që njohuritë rreth Zotit dhe të Adhuruarit të tij t’i ketë të ngritura mbi argumente.” (Mexhmu’ El-Fetaua, 2/78).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Mos ngutja është prej Allahut, ndërsa ngutja është prej shejtanit.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 1795).

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Unë i druhem, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimit të Ditës së Madhe.” (Junus, 15). Përkujtoja vetes këtë ajet, atëherë kur ajo (vetvetja) fillon të ligështohet ngaqë është larg syve të njerëzve. Përkujtoja vetes këtë ajet, atëherë kur atë e mund epshi. Përsërite në vete këtë ajet, atëherë kur të vijnë mendime të këqija.

 

  • Nga Alij ibn Uakid (Allahu e mëshiroftë) përcillet të ketë thënë: “Allahu e ka përmbledhur tërë mjekësinë në gjysmë ajeti: “Hani e pini, por mos e teproni!” (El-A’raf, 31). (Tefsiri i Begaviut)

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt.” (El-Hadid, 25). Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Drejtësia më e madhe është adhurimi kushtuar vetëm Allahut, pa i bërë shok Atij, pastaj drejtësia në raport me njerëzit, duke ua dhënë të drejtat që u takojnë, pastaj drejtësia në raport me veten tënde.” Po ashtu thotë: “Shëndeti i zemrës dhe përmirësimi i saj janë tek drejtësia, ndërkaq sëmundja e saj është te largimi nga rruga e drejtë, padrejtësia dhe devijimi.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 10/99).

 

  • Nga imam Euzaiu (Allahu e mëshiroftë) përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar Bilal ibn Sa’din (Allahu e mëshiroftë) duke thënë: “Mos u bëj njeri me dy fytyra dhe dy gjuhë; njerëzve u shfaqesh ndryshe që të të lavdërojnë, ndërkohë që zemrën e ke të prishur.” (El-Ihlasu ue En-Nijje, i ibn Ebi Ed-Dunja, 55).

 

  • “Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.” (Junus, 106). “Ky është përshkrim për çdo krijesë; askush nga to nuk mund të të sjellë dobi e as dëm. Ai që sjell dobinë e dëmin është vetëm Allahu i Lartësuar.” (Tesfiri i Si’dit).

 

  • Ibrahim El-Harbij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur i vogli kapet pas fjalëve të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), të sahabëve dhe tabi’inëve, atëherë ai konsiderohet si njeri i madh.” (Sherh I’tikad Ehli Es-Sunne, 1/58).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Vërtet, robërit më të mirë të Allahut në ditën e Kiametit janë El-Hammadun-ët.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 1584). “El-Hammadun” janë ata që e falënderojnë shumë Allahun, edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Vërtet, kur njeriu bën mëkat, në zemër i bëhet një pikë e zezë. Nëse ai tërhiqet nga kryerja e mëkateve, kërkon falje nga Allahu dhe kthehet me pendim tek Ai, zemra i pastrohet. E nëse iu kthehet prapë mëkateve, i shtohen pikat e zeza në zemër, derisa t’ia mbulojnë atë.” (Sahih El-Xhami’, 1670)

 

  • Imam ibn Hazmi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur të grumbullohen brengat, largohen të gjitha përnjëherësh.” (Mexhmu’u Resail, ibn Hazm, 1/347).

 

  • Përcillet se Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) i pa dy njerëz dhe e pyeti njërin prej tyre: “Çfarë e ke këtë?” “Baba” – ia ktheu ai. Ebu Hurejre e këshilloi: “Mos e thirr në emër, mos ec para tij dhe mos u ul derisa ai të ulet.” (Sahih Edeb El-Mufred, 32/44).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Është mendjelehtësi të shkosh te varri i ndokujt që është bërë pluhur, pastaj ta lutësh e ta adhurosh atë, ndërkohë që ai ka nevojë të lutesh për të.” (El-Kaul El-Mufid, 1/15).

 

  • Imam ibn AbdulBerr (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mëkatet fshihen nga fatkeqësitë, dhimbjet dhe sëmundjet. Kjo është një çështje rreth së cilës ka njëzëshmëri mes dijetarëve.” (Et-Temhid, 23/26).

 

Allahu i Lartësuar thotë: “A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër (të vërtetë)?! Sa pak që reflektoni!” (En-Neml, 62). Ibn Kethiri gjatë shpjegimit të këtij ajeti thotë: “Allahu i Madhëruar po tregon në këtë ajet se vetëm Atij duhet t’i lutemi gjatë vështirësive dhe vetëm tek Ai duhet t’i varim shpresat gjatë fatkeqësive.” (Tefsiri i ibn Kethirit)

 

  • Një njeri e pyeti Abdullah ibn Amr ibn El-Asin (radijAllahu anhuma): “A nuk jemi nga muhaxhirët e varfër?” Abdullahu i tha: “A ke bashkëshorte tek e cila gjen prehje?” “Po”- ia ktheu. “A ke shtëpi ku banon?” “Po.”  “Atëherë ti qenke i pasur.” Njeriu i tha: “Kam edhe një shërbëtor.” “Atëherë ti qenke mbret.” – tha Abdullahu. (Muslimi, 2979).

 

  • Përcillet se një natë prej netësh Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) filloi të lutej e t’i shpeshtonte këto fjalë: “O Allah, fale atë që më ka bërë padrejtësi!” Një njeri i tha: “O Ebu Se’id! Sonte të dëgjova duke u lutur për atë që të ka bërë padrejtësi, derisa dëshirova të jem në mesin e atyre njerëzve. Andaj, çfarë të shtyu për këtë?” Haseni tha: “Fjala e të Lartësuarit: “Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut.” (Esh-Shura, 40). (Sherh El-Buhari, i ibn Bettal, 6/575).

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit