Sëmurja e zemrës

Sëmundjet e zemrës

 

Muslimani ka mundësi ta përmirësojë zemrën e tij kur njeh se cilat janë sëmundjet e zemrave dhe ilaçet për to. Kjo arrihet kur kuptojmë tri gjëra:

  1. Zemra sëmuret në të vërtetë. Allahu thotë: “Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton”. Bekare 10. Dhe: “Nëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre…” Ahzab 60. Kurani është shërim për sëmundjes e injorancës dhe devijimit e humbjes. Shërimi i saj nga këto bëhet përmes dijes dhe udhëzimit. “O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” Junus 57.

Zemra ka nevojë për atë që e ruan forcën e saj, që është besimi, veprat e mira etj. Gjithashtu ka nevojë të mbrohet prej gjërave që e dëmtojnë, e kjo arrihet kur largohet prej gjynaheve. Ndërsa, sa i përket boshatisjes së zemrës prej gjërave që e çrregullojnë atë, kjo arrihet përmes pendimit të sinqertë dhe kërkimit të faljes prej Allahut.

Kur zemra ka sëmundje atëherë lëndohet me dyshimin apo epshin më të vogël dhe i pranon (nuk e ka forcën të mbrohet). Kurse, zemrës së fortë i shfaqen sëmundje të rënda të dyshimeve dhe epsheve, dhe për shkak të forcës që ka i refuzon dhe nuk i pranon.

 

  1. Llojet sëmundjeve të zemrës dhe ilaçi. Sëmundja është dy lloje:

Njëri lloj që nuk ka dhimbje (ky është më i rrezikshmi: injoranca, dyshimet, epshet). Shërimi bëhet duke iu kthyer Shpalljes së të Dërguarit dhe pasuesve të tij (dijetarëve).

Tjetri lloj është që ka dhimbje (shqetësimet, pikëllimet, ankthet, trishtimet, mllefi etj.). Këto mund të largohen me ilaçe mjekësore natyrale, si: largimi nga shkaqet që i shkaktojnë ato, apo me ilaçe të caktuara, apo me veprimin e shkaqeve që i largojnë ato.

Ilaçet ndahen në dy lloje: Ilaçe natyrale dhe fetare.

Njohjen e secilës sëmundje dhe ilaçin të saj.  Allahu ngjallë zemrat pasi i ka goditur sëmundja. Ai na ka nxitur të kërkojmë shërimin, të marrim shkaqet, “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur. Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni! Hadid 16-17. Po ashtu dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na ka urdhëruar të kërkojmë ilaçin: “Kërkoni shërimin o robër të Allahut, ngase Ai nuk ka vendosur në tokë një sëmundje veçse ka vendosur edhe ilaçin për të, përveç pleqërisë!” Dhe: “Për çdo sëmundje ka ilaç…” Dhe: “Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje veçse për të ka zbritur shërim…” Këto hadithe përfshijnë edhe sëmundjet e zemrës.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit