Këshillë rreth përdorimit të facebook-ut

Këshillë rreth përdorimit të facebook-ut

Facebook-u është bërë shumë sprovë për njerëzit, sidomos për myslimanët. Duhet ditur se për çdo gjë që e shkruan aty apo që e shpërndan, do të japësh llogari para Allahut. Njeriu flet ose me fjalë ose me shkrim. Edhe shkrimi llogaritet fjalë për të cilën do të përgjigjesh tek Allahu. Nëse ke shkruar diçka apo ke shpërndarë diçka të shkruar, do të pyetesh tek Ai, se a ka qenë e hajrit apo e keqe, se a ka pas aty mëkate.

Në anën tjetër, ky rrjet social i ka prekur njerëzit në sinqeritet. Kjo është shumë problem. Kështu, dikush shpërndan diçka të hajrit, por e ka problem përmirësimin e sinqeritetit (ngase pëlqimet e të tjerëve dhe përcjellja e tyre e prekin në sinqeritet).

Njeriu është krijuar për ta adhuruar Allahun, e jo ta humbasë kohën e tij në internet apo duke lexuar gjëra të kota. Këto e largojnë prej qëllimit për të cilin është krijuar. Ai që nuk mund ta ruajë veten (e që janë shumica e njerëzve) prej këtyre gjërave, nuk duhet të kyçet në të.

Prej që është përhapur interneti, njerëzit e kanë braktisur leximin e Kuranit. Secili le ta peshojë veten se a i kushtohet më shumë leximit të Kuranit apo shfletimit në internet.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva